Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bllokohet ndihma humanitare në kufirin Gazë-Egjipt

2023/10/16 at 7:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet ndihma humanitare në kufirin Gazë-Egjipt

Palestinezët në rripin e Gazës u grumbulluan në spitale dhe shkolla të hënën, në kërkim të një vendi për t’u strehuar. Më shumë se një milion vetë janë larguar nga shtëpitë e tyre përpara një sulmi tokësor të pritshëm izraelit, që synon të shkatërrojë grupin militant të Hamasit.

Ndërsa furnizimet me ushqime, ujë dhe ilaçe po pakësohem, e gjithë vëmendja është përqendruar në vendkalimin Rafah, mes Gazës dhe Egjiptit, ku kamionë me ndihma të nevojshme janë bllokuar prej ditësh. Rafah, pika e vetme lidhëse mes Gazës me Egjiptin, u mbyll gati një javë më parë për shkak të sulmeve ajrore izraelite.

Ministri i Jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry tha se Izraeli “nuk ka ende një qëndrim për të hapur kalimin nga ana e Gazës”. Qeveria izraelite nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Qindra mijëra palestinezë të strehuar në objektet e OKB-së marrin më pak se 1 litër ujë në ditë. Spitalet kanë paralajmëruar se janë në prag të kolapsit, ndërsa po u mbaron karburanti dhe medikamentet mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se 2,750 palestinezë janë vrarë dhe 9,700 janë plagosur që nga shpërthimi i luftimeve, më shumë se gjatë luftimeve në Gazë në vitin 2014, që zgjatën mbi gjashtë javë. Kjo e bën këtë konfliktin më të përgjakshëm nga pesë luftërat e Gazës, për të dyja palët.

Më shumë se 1,400 izraelitë kanë humbur jetën, pjesa dërrmuese e të cilëve civilë të vrarë gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor. Ushtria izraelite tha të hënën se rreth 200 persona janë marrë peng në Gazë, shifër më e lartë se vlerësimet e mëparshme. Ushtria nuk specifikoi nëse ky numër përfshin edhe shtetasit e huaj.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar lagje të tëra në Gazë, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë raketa drejt Izraelit.

Izraeli pritet të nisë një ofensivë tokësore që synon eliminimin e udhëheqësve të Hamasit, të shpëtojë pengjet dhe shkatërrojë infrastrukturën ushtarake të grupit militant./ VOA

Ju sugjerojmë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
Life Style

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
Sport

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

4 Gusht, 2025 9:14 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Netanyahu merr vendimin: Pushtim i plotë i Gazës

4 Gusht, 2025 8:38 pm
Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun
Aktualitet

Grenell zgjedh jugun e Shqipërisë për të pushuar, çfarë po diskuton me Fevziun

4 Gusht, 2025 8:19 pm
Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur
Bota

Kamioni përplas ambulancën në Itali, tre viktima e disa të plagosur

4 Gusht, 2025 7:56 pm
Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Institucionet e pavarura mbeten peng i Kuvendit të Kosovës

4 Gusht, 2025 7:21 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump kërcënon Indinë: Nëse vazhdoni të blini naftë nga Rusia, do rris tarifat

4 Gusht, 2025 6:46 pm
Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht
Bota

Pas 11 vitesh në burg, ish-Kryeministri kroat Ivo Sanader lirohet me kusht

4 Gusht, 2025 6:38 pm
Para
Samiti i Berlinit, Rama: Shqipëria s’është pjesë e rrugës së Ballkanit që përdorin emigrantët nga Lindja e Mesme

Samiti i Berlinit, Rama: Shqipëria s’është pjesë e rrugës së Ballkanit që përdorin emigrantët nga Lindja e Mesme

Von der Leyen prezanton planin me 4 shtylla: Do të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Von der Leyen prezanton planin me 4 shtylla: Do të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

“Veriu i Kosovës, toka e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Është toka e…

“Veriu i Kosovës, toka e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Është toka e...

TE FUNDIT

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës këtë të hënë. Sipas policisë, rreth...

Lexo më shumë

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve

Robotët luajnë futboll/ Kina përgatitet për lojërat e para botërore të humanoideve
4 Gusht, 2025

Nëse futbolli me yjet më të njohur nuk ju emocionon mjaftueshëm, teknologjia më e fundit ka bërë që ky sport...

Lexo më shumë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Gusht, 2025

Një 65-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Policia shprehet se shtetasi F. Ll...

Lexo më shumë

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja

Tiranës dhe Skënderbeut i bllokohet merkatoja, arsyeja
4 Gusht, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i bllokojë merkaton Tiranës dhe Skënderbeut. Me vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com