Eduart Lamaj do të vuaj dënimin me burgim të përjetshëm, pasi gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kurbinit.
Lamaj është njëri nga ekzekutuesit e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit
Po ashtu u la në fuqi vendimi për Ilir Lika “Xhepaj”, me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”.
Lamaj, në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.
Prokuroria në pretencën e saj ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika, kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët ndodhen në arrati.