“Automotive Fair Albania” rikthehet sërish në edicionin e saj të dytë në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë shkruan se ky event bën bashkë prodhuesit e koleksionistët e industrisë së automobilizmit.
“MIRËMËNGJES, dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur”-shkruan Rama.