Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtohet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore

2023/10/07 at 9:05 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtohet frika se Rusia mund të tërhiqet nga Traktati i Ndalimit të Provave Bërthamore

Ligjvënësit rusë do të shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga Traktati për Ndalimin e Provave Bërthamore, tha të premten kryetari i dhomës së ulët të parlamentit rus.
Deklarata e ligvënësit Vyacheslav Volodin erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Moska mund të konsiderojë tërheqjen nga traktati ndërkombëtar, pasi Shtetet e Bashkuara kurrë nuk e ratifikuan atë.
“Kjo është në përputhje me interesat tona kombëtare”, tha ligjvënësi Volodin. “Dhe kjo do të vijë si një përgjigje e duhur ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat ende nuk e kanë ratifikuar traktatin.”

Vyacheslav Volodin, Kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit rus

Traktati i vitit 1996, që ndalon “të gjitha shpërthimet bërthamore ose provat e tjera bërthamore” në të gjithë botën është nënshkruar nga 187 vende, por Shtetet e Bashkuara dhe shtatë vende të tjera nuk e kanë ratifikuar atë.

“Do të ishte shqetësuese dhe për të ardhur keq nëse një vend nënshkrues do të shqyrtonte tërheqjen nga Traktati Gjithëpërfshirës i Ndalimit të Provave Bërthamore”, tha në një deklaratë Robert Floyd, kryetar i komisionit që mbështet zbatimin traktatit.

Ka shqetësime të përhapura se Rusia mund të rifillojë provat bërthamore në përpjekje për të nxitur Perëndimin të heqë dorë nga vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Volodin tha se ligjvënësit do të diskutojnë rreth tërheqjes nga traktati bërthamor në takimin e ardhshëm të këshillit të ligjvënësve mbi përcaktimin e axhendës të Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

“Uashingtoni dhe Brukseli kanë nisur një luftë kundër vendit tonë”, tha ligjvënsëi Volodin. “Sfidat e sotme kërkojnë vendime të reja.”

I pyetur të premten nëse tërheqja nga traktatit do të çonte në rifillimin e provave bërthamore, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se “kjo nuk do të jetë një deklaratë mbi qëllimin për të rifilluar provat bërthamore”.

Duke folur të enjten në një forum me ekspertë të çështjeve të jashtme, Presidenti rus Putin tha se ndërsa disa ekspertë kanë folur për nevojën e kryerjes së provave bërthamore, ai ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje.

“Unë nuk jam gati të them ende nëse është e nevojshme që ne të bëjmë prova bërthamore apo jo”, tha ai.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nxjerrin trupin e një 10 vjeçari, të vrarë nga një sulm rus me raketa në Kharkiv

Ndërkohë, një djalë 10 vjeçar dhe gjyshja e tij humbën jetën të premten në Ukrainë nga një sulm rus me raketa. Kjo ndodhi një ditë pasi një sulm tjetër me raketa në rajonin e Kharkivit mori jetën e të paktën 52 civilëve, duke u bërë një nga sulmet më vdekjeprurëse të luftës gjatë muajve të fundit. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dërguar një ekip për të hetuar rastin. Moska hodhi poshtë akuzat se kishte ndërmarrë sulmin./VOA

Ju sugjerojmë

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje
Bota

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 9:29 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:20 am
Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

24 Qershor, 2025 7:54 am
Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi
Bota

Trump njofton marrëveshjen mes Iranit dhe Izraelit: Lufta mbaroi

24 Qershor, 2025 1:00 am
A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
Para
“Listova në një ditar ëndrrat e mia”, sopranoja e njohur Ermonela Jaho rrëfen sfidat e karrierës

"Listova në një ditar ëndrrat e mia", sopranoja e njohur Ermonela Jaho rrëfen sfidat e karrierës

I mituri përfundoi në spital në gjendje të rëndë pasi konsumoi tullumbace me azot, 3 të arrestuar në Fier

I mituri përfundoi në spital në gjendje të rëndë pasi konsumoi tullumbace me azot, 3 të arrestuar në Fier

Sulm me raketa nga Gaza, forcat izraelite të mbrojtjes shpallin gjendje gatishmërie për luftë

Sulm me raketa nga Gaza, forcat izraelite të mbrojtjes shpallin gjendje gatishmërie për luftë

TE FUNDIT

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

Izraeli pranon armëpushimin: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje
24 Qershor, 2025

Është konfirmuar nga ana e Izraelit propozimi për armëpushim i paraqitur nga presidenti amerikan, Donald Trump. Konkretisht, në një deklaratë...

Lexo më shumë

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
24 Qershor, 2025

Donald Trump, presidenti i SHBA ka deklaruar se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi, duke u kërkuar...

Lexo më shumë

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
24 Qershor, 2025

Kësaj të marte, mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të Lëndës me...

Lexo më shumë

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
24 Qershor, 2025

Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgimisë rurale dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com