Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret e Pishporos/ Ben Blushi: Turizmi masiv po afrohet, zjarrëvënësit fshihen në pyje dhe ndajnë zonat e ndërtimit

2023/10/06 at 6:01 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Zjarret e Pishporos/ Ben Blushi: Turizmi masiv po afrohet, zjarrëvënësit fshihen në pyje dhe ndajnë zonat e ndërtimit

Nga Ben Blushi

ZJARRET E PISHPOROS

Pishporo është një bashkim fshatrash mes Semanit dhe Vjosës. Një fshat quhet Poro dhe fshati tjetër quhet Pishë dhe të dy bashkë bëjnë PishëPoro, që mund të ishte edhe PoroPishë. Megjithëse lagen në të njëjtin det dhe rrethohen nga të njëjtat pisha, Poro dhe Pisha, janë pjesë e bashkive të ndryshme që do të thotë se qeverisen nga njerëz të ndryshëm.

Pisha i takon Fierit, ndërsa Poro i përket Vlorës.

Pisha edhe Poro shtrihen në një rrugë paralel me detin, buzë së cilës janë ndërtuar shtëpitë e ketyre fshatrave të qetë, të cilët mesa duket nuk kanë nxjerrë njerëz shumë të mëdhenj por as djaj as dreq, siç ndodh me fshatrat që hyjnë në histori qoftë për mirë, qoftë për keq.

Poro dhe Pisha janë të qetë, të mbledhur dhe të butë, njëlloj si halat e pishave që bien në tokë dhe krijojnë një jorgan kadife në pyjet përreth. Për shkak të këtij humusi kadifeje që është gjithmonë i ngrohtë dhe i trashë, zjarret në këtë zonë nuk po shuhen prej disa ditësh. Ato kërcejnë nga një vend në tjetrin, sepse zjarret janë ngjitës dhe meqë Pisha ka zjarre nuk mund të mos kishte Poro dhe anasjelltas.

Për shkak të zjarreve, masivi i dendur i pishave të kësaj zone sot i ngjan një koke të qethur nga një berber amator. Diku ka qime pishash, diku nuk ka. Duke qenë bredharakë dhe ndoshta edhe pak të dehur, si gjithë qeniet e shthurrura të natës, zjarret kërcejnë me ritmin e erës duke u përhapur në mënyrë të çrregullt. Prandaj në mes të pyjeve ka ngastra krejtësisht të djegura, të përzhitura e të zeza dhe pak metra më tej ka ngastra të freskëta, të shëndetshme dhe plotësisht jeshile. Në parcelat e zhuritura nuk ka më asnjë insekt, në pemë nuk ulet asnjë zog, toka është e nxehtë, trungjet janë të thata dhe kudo ku shkel ngrihet një tym që kërkon ajër për tu kthyer prapë në zjarr.

Unë shkova në PishPoro për të fotografuar zjarret bashkë me bregun e detit, sic bëj zakonisht kur endem në plazhet e gjata që shtrihen mes Semanit dhe Vjosës. Askund në bregdetin e Shqipërisë, nuk ka zona më të mbrojtura nga natyra dhe më pak të sulmuara nga njeriu. Në verë, shumica e këtyre plazheve mbulohen me çadra dhe banorët e Fierit që nuk duan të shkojnë as në Durrës, se është larg dhe as në Vlorë se është shtrenjtë, vijnë këtu duke u ankuar për dallgët, por më shumë për faktin që Shqipëria nuk e llogarit edhe Fierin si një qytet bregdetar.

Fieri duhet të ketë një nga vijat bregdetare më të gjata në Shqipëri, që nis në Divjakë, Karavasta dhe mbaron në Nartë. Janë disa dhjetëra kilometra plazhe të virgjëra, të cilat nëse popullohen do ta kthenin Fierin në një resort turistik gjigand në mes të Shqipërisë. Mijëra hektarë të gatshëm për ndërtime masive, nga pallatet deri tek hotelet mund të strehojnë një mizëri me turistë të cilët do ta kishin Rinasin një orë larg, spitalin e Fierit 10 minuta larg, Apolloninë 5 minuta dhe lungomaren e Vlorës më pak se 20 minuta larg. Kosovarët, që historikisht e kanë qejf Fierin, do lumturoheshin, ndërsa italianët e varfër të ditëve tona, do mrekulloheshin. Vetë fierakët që mezi e presin këtë ditë, ndoshta do pasuroheshin. Ekologjistët e veshur me pupla do pikëlloheshin ndërsa natyralistët e zhveshur lakuriq do mbuloheshin.

Kjo është arsyeja që ka kaq shumë zjarre në PishPoro. Turizmi masiv po afrohet. Ndërtimi po vjen në formën e një makine betoni që shkel mbi fusha të mbjella me misër, rrafshon pishat e larta dhe than lagunat e vogla të kësaj parajse. Prandaj, sapo shuhet një zjarr, ndizet një tjetër dhe flakët e një krateri të përvëluar vrapojnë nëpër natë nga një prush në tjetrin. PishPoro po digjet me thëngjij lëvizës që natën duken si xixëllonja endacake që djegin pemë.

Ndwrkohw, zjarrëvënësit që fshihen nëpër këto pyje kanë ndarë zonat e ndërtimit, parcelat dhe përqindjet, ndërsa betonierat pothuajse janë nisur pasi kanë marrë porositë që llogariten me metër kub. Para se të vijnë, ato e duan tokën të shkretë sepse betoni, nuk e ka shumë qejf natyrën. Ai po i afrohet PishëPoros për t’ia rrëmbyer pishat dhe për t’ia mbushur rërën me ndërtime me themele të cekëta. Ndoshta pas disa vitesh, kur aty të mos ketë më pisha, PishPoro do mbetet vetëm Poro.

Njerëzit do thonë isha me pushime në Poro aty ku dikur ka patur Pisha. Atëherë zjarrëvënësit e sotëm do ju kenë shitur pushuesve apartamentet e ngritura mbi pyjet e djegur dhe sërish do kthehen në shtëpitë e tyre të vjetra, që gjithmonë do mbajnë era pishë.

Kjo është PishPoro që shumë shpejt mund të jetë IshPoro.

E që megjithatë është e bukur edhe kur digjet.

Ju sugjerojmë

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person
Kronikë

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

1 Gusht, 2025 5:56 pm
SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset
Bota

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

1 Gusht, 2025 5:52 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

1 Gusht, 2025 5:50 pm
Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
Rajoni

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

1 Gusht, 2025 5:30 pm
U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit
Kronikë

U zhduk në ujërat e Matit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

1 Gusht, 2025 5:26 pm
Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese
Bota

Kina kritikon vendimin e SHBA për të sanksionuar zyrtarët palestinezë: Zhgënjyese

1 Gusht, 2025 5:24 pm
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore
Bota

Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore

1 Gusht, 2025 4:40 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Para
Balla takim me strukturat e policisë në Rrëshen: Rrisni kontrollet në territor

Balla takim me strukturat e policisë në Rrëshen: Rrisni kontrollet në territor

Laser Way/ Eksperiencë dhe Përgjegjësi në Transplantimin e Flokëve

Laser Way/ Eksperiencë dhe Përgjegjësi në Transplantimin e Flokëve

Kundërshtoi policinë, arrestohet ish-deputeti i PDIU

Kundërshtoi policinë, arrestohet ish-deputeti i PDIU

TE FUNDIT

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person

Përplasen dy automjete në Shkodër, plagoset një person
1 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”. Një shtetas duke drejtuar automjetin e tij,...

Lexo më shumë

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset

SHBA vendosi tarifa 50%, Brazili do të shpallë planin për të ndihmuar bizneset
1 Gusht, 2025

Qeveria e Brazilit ka bërë me dije se do të njoftojë disa masa emergjente javën e ardhshme për të ndihmuar...

Lexo më shumë

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
1 Gusht, 2025

Italia planifikon të evakuojë fëmijët e sëmurë palestinezë nga Rripi i Gazës për trajtim, në kuadër të përkeqësimit të situatës...

Lexo më shumë

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke

Analiza/ Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke
1 Gusht, 2025

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë?...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com