Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ishte pjesë e një plani për të aneksuar veriun.
Ai shtoi se sulmi ishte koordinuar në 37 pozicione të ndryshme dhe më pas do të krijohej një korridor me Serbinë për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa.
“Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës përmes një sulmi të koordinuar nga 37 pozicione të ndryshme. Më pas do të krijohej një korridor me Serbinë për të mundësuar furnizimin me armë dhe trupa”, ka shkruar Kryeministri Kurti.