Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ambasadori i SHBA në Kosovë: Grupi i armatosur që sulmoi policinë në veri ishte i trajnuar dhe i organizuar

2023/09/26 at 7:40 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ambasadori i SHBA në Kosovë: Grupi i armatosur që sulmoi policinë në veri ishte i trajnuar dhe i organizuar

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të martën se grupi i armatosur që sulmoi të dielën policinë e Kosovës në veri nuk kishte të bënte me ndonjë grup qytetarësh të mbledhur spontanisht, por ishte grup i trajnuar dhe organizuar.


Ai i bëri këto komente pas një takimi me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, dy ditë pasi një grup personash të armatosur sulmoi policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer dhe plagosur një tjetër.

“Ne ende po punojmë për të kuptuar se si dhe kush është përgjegjës dhe pse. Por dua të them, ju i keni parë pamjet e pajisjeve ushtarake dhe planet që ishin zhvilluar. Ky nuk ishte një grup i qytetarëve që spontanisht u bënë së bashku për të shprehur shqetësimet e tyre. Ky ishte një grup i trajnuar dhe i organizuar. Kjo nënkupton se pas tyre ka një lloj strukture, duke pasur parasysh trajnimin dhe pajisjet. Ne duam që kjo ngjarje të ndriçohet dhe ata të mbahen përgjegjës”, tha ambasadori Hovenier

Ai tha se institucionet e sigurisë së Shteteve të Bashkuara po punojnë bashkë me ato të Kosovës dhe partnerëve tjerë për të sqaruar gjithçka që ka ndodhur si dhe motivet e ngjarjeve të së dielës.

Sulmi u cilësua si akt terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë. Kryeministri Kurti tha se grupi i armatosur kishte mbështetjen e autoriteteve në Serbi. Zyrtarët në Beograd mohuan ndërkaq çfarëdo lidhjeje me grupin.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cili të martën u takua me ambasadorët e pesë vendeve kryesore perëndimore, Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Italisë e Gjermanisë për të diskutuar situatën e fundit në veri të Kosovës shkroi në rrjetet sociale se ka kërkuar nga diplomatët që “KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së (Albin) Kurtit”. Ai tha se ka shtruar edhe pyetjen se “pse misioni i EULEX-it i është refuzuar nga policia e Kosovës të marrë pjesë në operacionin e së dielës”.

Një ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke e dënuar sulmin tha se “policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për të siguruar zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës”. Sekretari Blinken theksoi se “Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për bashkërendimin e afërt të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe misionin e NATO-s në Kosovë, në veçanti për ofrimin e sigurisë për civilët në vendin e ngjarjes.”

Ambasadori amerikan në Beograd, Christofer Hill i cili ishte në takim me presidentin serb, tha gjatë një debati të organizuar ne Beograd se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme.

“Ishte një ngjarje tragjike dhe ne të gjithë duhet të dënojmë vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës. Gjithmonë është për keqardhje humbja e jetëve, por mendoj se e është e rëndësishme që të vazhdojmë me procesin politik. Mendoj se po zhvillohen procese për të nxitur më tej dialogun”, tha ai.

Diplomatët perëndimorë po u bëjnë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprime dhe retorika që mund të nxisin tensione të mëtejshme dhe të kthehen në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Të hënën i dërguari i evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët diplomatikë të udhëheqësve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, diskutuan për situatën në Kosovë dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit dhe situatën në veri.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se janë vënë në përpjekje për takime të reja në Prishtinë dhe Beograd në orvatje për ripërtëritjen e bisedimeve, raundi i fundit i të cilave që u mbajt më 14 shtator në Bruksel, nuk shënoi ndonjë përparim./ VOA



Ju sugjerojmë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu
Kryesore

Rama për protestat: Mllefi ndaj meje dhe PS-së u shfry përmes simbolit të një zogu

20 Qershor, 2026 12:02 pm
Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…
Kryesore

Largimi i Koçeku nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj…

20 Qershor, 2026 12:00 pm
Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s
Bota

Alarm në Kongo, rreth 1,000 të infektuar dhe 245 viktima nga shpërthimi i Ebola-s

20 Qershor, 2026 10:59 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump:Jam më i fuqishëm se Napoleoni dhe Aleksandri i Madh, ata nuk kishin aeroplanë

20 Qershor, 2026 10:47 am
Para
Bardhi dhe Tabaku takim me përfaqësuesit e Këshillit të Europës: Opozita përpjekje për agjendën të përbashkët

Bardhi dhe Tabaku takim me përfaqësuesit e Këshillit të Europës: Opozita përpjekje për agjendën të përbashkët

Këshilltari i lartë i DASH Kurtin dhe Vuçiç: Kthehuni në dialog

Këshilltari i lartë i DASH Kurtin dhe Vuçiç: Kthehuni në dialog

KFOR për sulmin në Banjskë: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX

KFOR për sulmin në Banjskë: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX
















TE FUNDIT

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit të PS, kryeministri Edi Rama thotë se kurrë nuk ka qenë pjesë e takimeve në Aruba,...

Lexo më shumë

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
20 Qershor, 2026

Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave...

Lexo më shumë

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
20 Qershor, 2026

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”. Teksa ironizoi...

Lexo më shumë

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
20 Qershor, 2026

Kryeministri Rama u ndal gjatë mbledhjes së grupit parlamentar te PS te debati i zhvilluar rreth projektit në Zvërnec, duke...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}