Disa vatra zjarri janë regjistruar në Vlorë. Në Selenicë janë disa fshatra të përfshira nga flakët. Banorët thonë se flakët kanë prekur tokat e disa fshatrave të njësisë Vllahinë dhe Kotë.
Asnjë mjet zjarrfikës nuk është në vendngjarje. Zjarri është aktiv që prej ditës së djeshme. Amonicë, Mallkeq, Petë, janë disa nga fshatrat tokat e të cilëve janë përfshirë nga flakët. Zjarri thonë banorët ka djegur toka me ullinj e pemtari.
Edhe në Radhimë, mbi aksin e Bypass vazhdon vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit. 2 automjete të zjarrfikëses janë në Radhinë, një tjetër në Novoselë dhe një tjetër automjet ka shkuar në Patos. Për këtë arsye thonë nga zjarrfikësja e Vlorës nuk kanë mundësi të shkojnë në Selenicë.
Zjarret raportohen edhe në disa fshatra të tjera të Selenicës, si Ramicë, Bashaj, Boder e Mavrovë. Zjarri ka përfshirë hapësira të mëdha tokash.