Krahas asaj të Darzezës, tre vatra të tjera zjarri janë aktive në Fier.
Momentalisht janë aktive vatra në Ndërnenas të Libofshës ku flakët po i afrohen një stalle dhe pranë zonave naftëmbajtëse në Patos dhe në Drenovë- Fushë në Mallakastër.
Më herët, një vatër zjarri u regjistrua në një sipërfaqe me shkurre në lagjen “1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmoreve.
Ende nuk dihet shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtësi i favorizuar edhe nga era. Flakët rrezikuan edhe një banesë, ndërkohë që zjarri u arrit të neutralizohej shpejt falë ndërhyrjes së zjarrfikësve.