Policia e Tiranës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 42-vjeçarit Klered Bozhani, i cili pasditen e sotme që qëlloi me armë zjarri efektivin e policisë së forcave “Shqiponja” Edlir Alleshi në rrugën “Hysen Xhura” të lagjes “Kinostudio.
Policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për çdo qytetarë që jep informacion të vlefshëm që do të çojë në arrestimin e Bozhanit.
Gjithashtu, policia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga 42-vjeçari pasi është person i rrezikshëm dhe i armatosur.
Ndërkohë, efektivi i Policisë që u qëllua me një plumb në bark është transportuar për në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.