Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rruga e Kombit e ka nxjerrë 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën

2023/09/19 at 12:17 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rruga e Kombit e ka nxjerrë 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën

Në një takim me bizneset në Kukës, ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD është parti e taksave të ulëta.

Ai u ndal te ndërtimi i rrugëve dhe tha për Unazën e Madhe të Tiranës se në vitin 2012-2013 u ndërtuan 7.5 kilometra, mbetën edhe 17.5 kilometra që edhe sot, pas 10 vitesh nuk ka përfunduar.

Berisha theksoi se nëse 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometric.

Ai premtoi se me qeverisjen e PD kjo situatë do të marrë fund. Ndërsa sa i takon Rrugës së Kombit, ish-kryeministri theksoi se e ka nxjerrë nja 4 herë veten deri tani, por gjithsesi po paguhen taksa për këtë rrugë.

“Së fundmi ne jemi, ju e dini, parti e taksave të ulëta. Në parimin tonë, taksa e lartë është e dëmshme. Sepse paratë në llogarinë bankare të biznesit, janë më të dobishme për shoqërinë se në llogarinë bankare të shtetit. Kurse këta e kanë mendjen te taksat e larta dhe vjedhjet stratosferike.

Po ju jap një shembull. Duke ardhur Rrugës së Kombit, m’u kujtua.

Rruga e Kombit ka marrë përafërsisht dy vite, dy vite e pak. Mos harroni kur dëgjoni lajmet për Unazën e Tiranës. Ajo është gjithsej 25 km, një projekt i trashëguar nga qeveria komuniste e Adil Çarçanit. Gjurma e saj është e miratuar nga ajo qeveri.

Unaza e Madhe në vitin 2012-2013 e ndërtuam 7.5 kilometra. Mbetën edhe 17.5 kilometra. Edhe sot, pas 10 vitesh, ajo nuk ka përfunduar.

Sot, pas 10 vitesh, nëse 7.5 kilometrat e para me gjithë veprat shkuan në 3 milionë euro kilometri, sot ndërtojnë me 24 mln euro kilometri. Dhe e copëtojnë në lote që të vjedhin në çdo lot sa më shumë. Sot, 2.2 milionë euro të shpenzuara në rrugë u janë dhënë 5 kompanive. Të gjitha klientelë e Edi Ramës, me të cilin ndan paratë.

Kjo situatë merr fund. Ne rikthehemi në standardet më të mira të prokurimeve, rikthehemi te një luftë me zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rikthehemi gjithashtu, e them këtu, te një shpërndarje shumë më e drejtë e të ardhurave në Shqipëri.

Nuk mundet që kaskada të jetë kontributori më kryesor në prodhimin e brendshëm dhe buxhetin e shtetit dhe banorët e saj të mos përfitojnë një qindarkë. Kur ua thashë njëherë në parlament, u ngrit ajo Ballukja e tha se aty kanë investuar të gjithë. Kanë investuar të gjithë, por pasuria ka qenë e tyre.

Edhe ata që kanë investuar, e kanë marrë nja 30 herë atë investim.

Edhe Rruga e Kombit e ka nxjerrë nja 4 herë veten deri tani, por ju paguani taksën”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Para
Rama zbardh takimin me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe

Rama zbardh takimin me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe

OKB: Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të dërgohet një sinjal kundër Putinit

OKB: Ministrja e Jashtme gjermane kërkon të dërgohet një sinjal kundër Putinit

Gjykata e liroi nga qelia, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të këngëtares Enca Haxhia

Gjykata e liroi nga qelia, Prokuroria kërkon rikthimin në burg të këngëtares Enca Haxhia

TE FUNDIT

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
21 Qershor, 2025

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e...

Lexo më shumë

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

Auto-Skicë
21 Qershor, 2025

Ujësjellës-Kanalizime Durrës ka njoftuar qytetarët se në disa zona do të ketë reduktim të furnizimit me ujë. Ky reduktim mësohet...

Lexo më shumë

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
21 Qershor, 2025

Granit Xhaka pritet të firmosë me Milanin në ditët e ardhshme. Sipas asaj që raportohet nga “Calciomercato”, mesfushori shqiptar ka...

Lexo më shumë

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
21 Qershor, 2025

Një turist ka dëmtuar një pikturë të shekullit të XVII, teksa ka qenë në një ekspozitë të Uffizi-t në Itali....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com