Kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar në rrjetet sociale një mesazh për fëmijët në ditën e 1 qershorit.
Veliaj ndër të tjera shkruan se janë ndërtuar dhjetëra kënde lojërash nëpër lagje, kopshte, çerdhe, shkolla e terrene sportive.
Krybashkiaku ka kujtuar edhe një herë vështirësitë në ndërtimin e disa prej projekteve në Tiranë për fëmijët, siç është këndi i lojërave te Parku i Liqenit, ku ai shkruan se u arritën të merreshin vendime të vështira, por të drejta.
‘Gëzuar 1 Qershorin kalamaja! ❤️
Si sot, 9 vjet më parë, 📍 këndi i lodrave te Parku i Liqenit ishte dhurata e 1 Qershorit për fëmijët e Tiranës. 👧🏻🎢 Prej asaj dite nuk kemi rreshtur një ditë së punuari për ta: ndërtuam dhjetra kënde lojrash nëpër lagje, ndërtuam çerdhe, kopshte e shkolla të reja, bëmë më shumë hapësira të gjelbra e terrene sportive. Për disa prej tyre, ashtu si për këndin te Liqeni, na u desh edhe të bënim debate, të komunikonim më shumë, të merrnim vendime të vështira, por të drejta: të ecnim përpara. 🏫🌳
Për fëmijët e Tiranës, për dritën e syve të çdo prindi, ia vlejti’, shkruan Veliaj.