PD është gjithmonë edhe më larg bashkimit të plotë të saj edhe pjesa më e madhe e deputetëve kanë arritur të gjejnë gjuhën e bashkëpunimit.
Tashmë Lulzim Basha ka nisur hakmarrjen ndaj ish-bashkëpunëtorëve të tij më të ngusht dhe deputetëve që nuk e mbështesin.
Krahas debateve që janë vënë re në Kuvend mes tij dhe kreut të PD Lulzim Basha, përplasja është zhvendosur edhe në rrjete sociale.
Në grupin e Whatsapp të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, njoftonte deputetët për mbledhjen e radhës.
Endri Hasa fillimisht ka fshirë mesazhin e Gazment Bardhit, dhe më pas i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të WhatsApp.