Interi ka triumfuar 5-1 ndaj Milanit në ndeshjen e javës së katërt të kampionatit italian.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Interin në derbi.
Ndeshja nisi shpejt me gol, teksa Mkhitaryan shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për Interin. Në të 38 minutë ishte Thuram që me supergol i dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë ishte Leao që shënoi për Milanin. Në minutën e 79-të, Theo shkaktoi penallti, duke i dhënë mundësinë Calhanoglu-së të linte edhe ai gjurmën e tij në këtë sfidë. Në shtesë pati kohë edhe për golin e Frattesit.
Pas javës së katërt, Interi me 12 pikë kryeson Serinë A, ndërsa Milan zbret në vendin e tretë me nëntë pikë./Opinion.al