Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 68-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 40-vjeçar shqiptar, i cili si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pireut jashtë një parkingu.
Sipas Protothemës, dy burrat raportohet se kanë pasur debate të shpeshta me njëri-tjetrin.
Sherri nisi në parking. Më pas 68-vjeçari nxorri armën dhe qëlloi një herë në kokë shqiptarin. Por kaq nuk mjaftoi, ai është kthyer dhe e ka qëlluar për herë të dytë 40-vjeçarin shqiptar për të përfunduar krimin që nisi.
Sipas informacioneve, 40 vjeçari, është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneio-s, ku dhe u konstatua vdekja e tij.
Ndërkaq, autori është arrestuar nga policia.