Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rusia tentoi ta rrëzojë një avion britanik vitin e kaluar, e qëlloi me raketë”

2023/09/14 at 5:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rusia tentoi ta rrëzojë një avion britanik vitin e kaluar, e qëlloi me raketë”

Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të një avioni vëzhgues të Forcës Ajrore Mbretërore në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi vitin e kaluar, raportoi BBC të enjten.

Rusia ia kishte lënë fajin një “keqfunksionimi teknik” për këtë incident. Transmetuesi britanik tha se, në bazë të komunikimeve të dëgjuara, piloti rus i aeroplanit luftarak rus Su-27 gjuajti në drejtim të avionit të paemëruar britanik në shtator 2022, pasi e kishte marrë një urdhër të paqartë nga një stacion tokësor rus, dhe se bashkëpiloti i tij ishte përpjekur ta ndalte.

Avioni britanik ka sensorë të cilët i përgjojnë komunikimet, prandaj ekuipazhi i tij ka qenë në gjendje ta dëgjojë incidentin.

Në publik, zyrtarët britanikë s’i kanë dhënë rëndësi incidentit. Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe asokohe, Ben Wallace, tha para ligjvënësve në tetor se një avion luftarak rus “e lëshoi një raketë në afërsi” të një avioni britanik dhe se i kishte kërkuar shpjegim ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.

Ai tha se Rusia ishte përgjigjur duke thënë se “ishte një keqfunksionim teknik i avionit luftarak Su-27”.

“Ne nuk mendojmë se ky incident përbën përshkallëzim të qëllimshëm nga ana ruse, dhe analizat tona erdhën në përfundim se ishte për shkak të një keqfunksionimi”, tha Wallace.

I pyetur për raportin e se enjtes, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe tha se Wallace e “kishte informuar Parlamentin britanik tri javë pas incidentit, në interes të transparencës dhe sigurisë”.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë ta mbrojmë sigurinë e operacioneve tona, të shmangim përshkallëzime të panevojshme dhe ta njoftojmë publikun dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria. “Ky incident është një paralajmërim i vërtetë i pasojave të mundshme të pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini”.

Max Blain,zëdhënësi i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, tha se kryeministri është i bindur se Wallace nuk i kishte keqinformuar ligjvënësit me deklaratën e tij, duke shtuar se “natyrisht, ka kufizime në të dhënat operacionale të cilat mund të thuhet publikisht për arsyeje sigurie”.

Ju sugjerojmë

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

29 Qershor, 2025 3:21 pm
Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
Aktualitet

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

29 Qershor, 2025 3:16 pm
“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
Aktualitet

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

29 Qershor, 2025 3:04 pm
“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
Aktualitet

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

29 Qershor, 2025 2:50 pm
Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg
Aktualitet

Kontroll blic, Laert Haxhiut i gjendet celular në burg

29 Qershor, 2025 2:41 pm
I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari
Aktualitet

I dënuar në Itali për krime kundër jetës dhe personit, në pranga 41 vjeçari

29 Qershor, 2025 2:27 pm
Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës
Aktualitet

Kampionati i Parë Kombëtar i Kitesurf-it/ Spektakël mbi dallgë në Durrës

29 Qershor, 2025 1:47 pm
Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi
Aktualitet

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në “arrest shtëpie” shoferi

29 Qershor, 2025 1:41 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!

29 Qershor, 2025 1:32 pm
Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja
Aktualitet

Do udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë € të padeklaruara/ E pëson 65 vjeçarja

29 Qershor, 2025 1:13 pm
Para
Këshilltari i opozitës serbe lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes para komisariatit

Këshilltari i opozitës serbe lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes para komisariatit

Veliaj falenderon ekipet që luftuan me zjarrin: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi

Veliaj falenderon ekipet që luftuan me zjarrin: Kam kërkuar të nisë menjëherë hetimi

U arrestua për korrupsion, Eva Kaili rikthehet në Parlamentin Europian

U arrestua për korrupsion, Eva Kaili rikthehet në Parlamentin Europian

TE FUNDIT

Theu masën ‘arrest në shtëpi’/Dhunoi gjyshen edhe xhaxhain e tij, pranga 31 vjeçarit

(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
29 Qershor, 2025

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj xhaxhait edhe gjyshes së tij si dhe u dëmtoi disa pajisje, vihet në pranga 31...

Lexo më shumë

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…

Ka një mesazh për ty- Nxënësit që “duan” të ngelin në klasë…
29 Qershor, 2025

Fundi i shkollës erdhi dhe ndërsa nisin pushimet verore, për shumë nxënës hapet një kapitull i ri. Ata që janë...

Lexo më shumë

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent

“E Diela ndryshe”- Bursa “Elsa” për djalin e varfër ekselent
29 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt...

Lexo më shumë

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..

“Ti je babi im”/Arbër Hajdari ndan letrën e fundit të vogëlushes Elsa:Ndërroi jetë..
29 Qershor, 2025

“E Diela Ndryshe” ka mbërritur në puntatën e tetë dhe të fundit, në një mision drejt Korçës. Ndërsa udhëtojnë drejt...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com