Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatëne Lartë. Mësohet se kryebashkiaku i zgjedhur në Himarë, kërkon vlerësimin e paligjshëm të arrestit ne flagrancë.
Ndërsa në rekursin tjetër, Beleri kërkon të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.
Fredi Beleri u arrestua pak ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi akuzohet për shit-blerje të votave. Arrestimi i Belerit është bërë shkak dhe për krisjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë./Opinion.al