Presidenti Bajram Begaj ka nisur vizitën në Kazakistan me ftesë të homologut të tij, Kassym-Jomart Tokayev. Kreu i shtetit u prit me ceremoni shtetërore në Akorda.
Begaj ndodhet në Kazakistan që prej datës 6 shtator dhe vizita do të zgjasë deri ditën e nesërme. Pas ceremonisë, dy presidentët zhvilluan një takim ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura.
Siç raportohet, dy krerët e shteteve do të diskutojnë për çështjet e forcimit të bashkëpunimit tregtar-ekonomik, transportin, logjistikën, investimet dhe bashkëpunimin humanitar mes dy vendeve. Gjithashtu, ata do të diskutojnë edhe për situatën ndërkombëtare dhe rajonale.