Një grua në Gjermani ka kryer një operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra.
Sipas mediave të huaja, ky operacion i kushtoi asaj më shumë se 150 mijë euro dhe tani është penduar, për këtë veprim që ka bërë. Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.
Theresia Fischer, një modele 31-vjeçare nga Gjermania, tregoi realitetin brutal të operacionit të çuditshëm dhe se si ai ka ndikuar tek ajo.
Zgjatja e këmbëve i ka lënë asaj plagë emocionale dhe fizike. Ajo dyshohet se ishte shtyrë për t’i zgjatur këmbët nga ish-partneri i saj. Operacioni kryhet duke futur shufra teleskopike të rregullueshme në këmbët e saj, të cilat gradualisht zgjaten për të rritur gjatësinë e këmbëve të saj.
Theresia, e cila u shfaq në Celebrity Big Brother në Gjermani, nuk është shumë e kënaqur me rezultatet dhe në një intervistë të fundit ajo ndau ankesat e saj.
Ajo ka treguar se bënte sherr përditë me partnerin e vete, i cili shpesh herë i ushtronte presion psikologjik. Ai i thoshte se ‘ti e di se sa shumë më pëlqejnë femrat e gjata, do doja të ma plotësonit dëshirën’. Gjithashtu ai i ulte vetëbesimin duke i thënë ‘ti s’mund të bësh asgjë pa mua, ke nevojë për mua’.
Pas operacionit, pamja e Theresia ka ndryshuar në mënyrë drastike, duke e bërë atë të pendohet për zgjedhjet e saj dhe të ndjejë një ndjenjë ‘turpi’ pasi bëri një ndryshim drastik të trupit.
Operacioni që futi shufra metalike në këmbë, e bëri atë të arrinte gjatësinë 1.80 metra. Ajo shprehet se nëse do e kthente kohën pas, nuk e do kishte bërë kurrë një gjë të tillë./Opinion.al