Një grua në Tiranë është gjetur e vrarë me thikë në banesën e saj në rrugën e Kavajës. Mësohet se gruaja e identifikuar si Amanda Pushani, 37 vjeçe ka pasur plagë thike në trup dhe dyshohet të jetë vrarë nga motra e saj, Marsela Pushani, 40 vjeçe.
Trupi i saj u gjet i pajetë gjatë pasdites të së shtunës, po ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë paradites. Në polici janë shoqëruar të afërm të viktimës për t’u marrë në pyetje.
Fillimisht u dyshua për vetëvrasje, por më pas policia dyshoi se gruaja ishte vrarë për shkak të plagëve që kishte në trup. Policia ka arrestuar autoren e dyshuar.