Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Kostoja e kontratës së sterilizimit 80 herë më e lartë se në shtet

2023/08/30 at 12:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“60% e personave nuk janë arrestuar”, Berisha: Gushti ishte muaji i krimit!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot në një deklaratë për media për çështjen e sterilizimit.

Gjatë fjalës së tij ai deklaroi sot se për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqaj, emëroi me firmën e tij, në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Burazerin, kushëririn e parë, në komisionin e koncesionit.

Berisha thotë se Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e sterilizimit.

Ndër të tjera, ai thekson se vjedhja është e provuar dhe sipas tij kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet.

“Për të realizuar vjedhjen e tij me Edi Ramën, Ilir Beqaj, emëroi me firmën e tij, në kundërshtim flagrant me ligjin e konfliktit të interesit, Genc Burazerin, kushëririn e parë, në komisionin e koncesionit. Pas kësaj, Ilir Beqaj, kushëririn e tij të parë, e caktoi për të bërë studimin e fizibilitetit të koncesionit.

Ligji shqiptar kërkon që ato të aplikohen kur ato ulin koston e shërbimit në sektorin publik. Burazeri i Beqajt, nxori me shifra false, se dhënia me koncesion e këtij shërbimi, ulte kostot, kur në të vërtetë ato rriteshin fiks me 80 herë.

Rama dhe Beqaj përdorën konfliktin e interesit për të firmosur kontratën e sterilizimit.

Edi Rama dje, në përpjekje in ekstremis, i rrek të mbronte biznesin e tij të ngritur në një kontratë të bazuar në konfliktin e interesit.

Por çfarë thonë ligjet tona në këtë rast? Referuar ligjit të koncesionit dhe prokurimit publik, pasi në këtë rast është bërë ndërthurja e të dyjave, Genc Burazeri ka pasur detyrë ligjore të nënshkruajë dy deklarata. Deklarata e para e konfliktit të interesit se ai nuk është asnjë person të afërt si drejtues në ministrinë e linjës. Deklarata e dytë ka të bëjë me konfliktin e interesit në shoqërinë në fjalë.

Në këtë çështje ndahen dy raste. Që ky person nuk ka nënshkruar deklaratën e parë, çka do të sillte anulimin automatik të koncesionit. Rasti i dytë është se ai e ka nënshkruar këtë deklaratë dhe ka mashtruar shtetin, pasi kushëriri i tij ishte ministri i linjës.

Në Kodin e Procedurës Administrative, i cili njëlloj si Kushtetuta dhe ligjet e tjera të vendit, nuk ekziston për Edi Ramën, parashikohet se akti administrativ është i pavlefshëm kur bie në kundërshtim të hapur dhe flagrant me një dispozitë të këtij kodi. Pra, procedura e ndjekur është fiktive dhe antiligjore dhe sjell si pasojë një kontratë të pavlefshme.

Vjedhja është e provuar, kostoja është 80 herë më e lartë se ajo në shtet.

Në këto kushte, kontrata koncesionare konsiderohet se nuk ekziston pasi është zhvilluar dhe firmosur në kushtet e konfliktit të interesit. Ndaj dhe gjykatësi, me shumë të drejtë ka kërkuar anulimin e kontratës korruptive të sterilizimit”, tha Berisha./Opinion.al

Etiketa: edi ramaIlir Beqajsali berishasterilizim

Ju sugjerojmë

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
Kryesore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

13 Gusht, 2025 8:57 pm
Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
Kryesore

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

13 Gusht, 2025 8:43 pm
Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
Aktualitet

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

13 Gusht, 2025 8:23 pm
Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
Rajoni

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

13 Gusht, 2025 8:05 pm
Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje
Aktualitet

Situatë kritike në Plashnik, digjet Parku Kombëtar i Ballollit! Evakuohen 18 familje

13 Gusht, 2025 7:49 pm
Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast
Aktualitet

Panairi i Produkteve Artizanale/Tradita shqiptare takon stilin modern në Green Coast

13 Gusht, 2025 7:27 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trump paralajmëron Putin:Nëse nuk e ndalon luftën të premten,do ketë pasoja të rënda

13 Gusht, 2025 7:11 pm
Vuçiç niset drejt Moskës
Rajoni

Vuçiç njofton largimin: Nuk do rikandidoj për postin e presidentit!

13 Gusht, 2025 6:56 pm
Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe
Bota

Biseda me Trump, Ukraina dhe BE kërkojnë që Rusisë t’i bëhet presion për paqe

13 Gusht, 2025 6:30 pm
Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë
Bota

Përparimi i papritur rus pranë Pokrovskut ndez alarmin në Ukrainë

13 Gusht, 2025 6:12 pm
Para
Dumani me makinë të blinduar e eskortë policie/ SPAK: Mbrojtja konform procedurave

Dumani me makinë të blinduar e eskortë policie/ SPAK: Mbrojtja konform procedurave

Rama në shkollën e Hoteleri-Turizëm: 80 % e studentëve punësohen që në bankat e shkollës

Rama në shkollën e Hoteleri-Turizëm: 80 % e studentëve punësohen që në bankat e shkollës

Fatos Nano në spital/ Gjendja e tij është stabilizuar, prognoza mbetet e kujdesshme

Fatos Nano në spital/ Gjendja e tij është stabilizuar, prognoza mbetet e kujdesshme

TE FUNDIT

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore

Zjarret në vend, Rama: Ditë sakrifice dhe krenarie për strukturat shtetërore
13 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!

Shqipëria në luftë me flakët, Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret!
13 Gusht, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu foli nga qyteti i Divjakës lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në një deklaratë...

Lexo më shumë

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit

Poliçani dhe Gramshi vijojnë betejën me flakët e zjarrit
13 Gusht, 2025

Shqipëria vijon betejën me zjarret, të cilat prej 24 orësh janë kthyer në një kërcënim serioz jo vetëm për banesat,...

Lexo më shumë

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri

Bislimi: Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Serbi është domosdoshmëri
13 Gusht, 2025

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në Serbi nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com