Të paktën 30 pushues polakë janë helmuar me ushqim në qytetin e Vlorës.
Paraprakisht dyshohet se turistët kanë konsumuar ushqim teksa udhëtonin në një anije turistike në zonën e Karaburunit.
Mësohet se ata janë ndjerë keq dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalitë të Vlorës.
Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore por mësohet se disa prej turistëve do të marrin regjim spitalor pasi janë në gjendje më të rënduar.