Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ballkani Perëndimor: Premtim i pambajtur i anëtarësimit në BE

2023/08/22 at 11:21 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ballkani Perëndimor: Premtim i pambajtur i anëtarësimit në BE

Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqëtuar. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.” Ky “premtim i Selanikut”, që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.

Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Një darkë për 20-vjetorin

Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht “premtimi i Selanikut” përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.

Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e anëtarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.

Entuziazmi ndaj BE-së në tkurrje gjithnjë e më shumë

Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket anëtarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 përqind e të pyeturve preferojnë anëtarësimin e vendit të tyre në BE, 47 përqind janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 përqind e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 përqind thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson antarësimin në BE.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron vitin e kaluar ndërmorën një nismë të madhe për arritjen e një kompromisi në grindjen e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Komisioni i BE-së u angazhua me të gjithë peshën e vet politike për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve. Komisari i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell pas bisedimeve të vazhdueshme deklaroi madje: “We have a deal!” Por në fakt ndodhi e kundërta. Të dyja palët e përshkallëzuan konfliktin, që përsëri rrezikonte të përshkallëzohej në përplasje me armë.

Deficite në demokraci dhe bllokim reformash

Edhe pas dy dekadash reformat kanë mbetur si kantier i hapur në shtetet e rajonit njësoj si dhe përpara 20 vjetësh. Medie të censuruara dhe të centralizuara, instrumentalizim i drejtësisë, shkatërrim i institucioneve të pavarura shtetërore, korrupsion dramatik në shkallë të gjerë dhe kriminalitet i organizuar. Megjithatë: Si mund të veprojë BE kundër këtyre rrethanave, në një kohë që brenda vet radhëve të BE-së është e mundimshme të ndalohen kontrolli ndaj mediave, drejtësisë dhe opozitës, sikurse konstatohet në Hungari dhe në Poloni, vende anëtare të BE-së?

Ndaj nuk është rastësi me sa duket, që kryeministri hungarez Viktor Orban Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Serbinë i ka përzgjedhur si partnerë. Presidenti i Serbisë që vendos për gjithçka Aleksandar Vuçiç e shpreh hapur vlerësimin e tij për stilin e qeverisjes dhe konceptet politike të kryeministrit hungarez. Të dy politikanët në më shumë se 40 takime ruajnë kontakte të ngushta. Vuçiç pret nga Hungaria që të zbusë presionin e Brukselit ndaj Serbisë për reformat. Orbani nga ana e tij pret, që Serbia ta ndihmojë atë që të marrë një rol kyç në rajon.

Mosmbajtja e premtimit për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Brukselin është zëvendësuar për raunde konferencash të reja. Shembull është samiti Ballkan-BE që mbahet çdo vit që nga 2014 nën sloganin “Procesi i Berlinit”. Ose nisma e krijuar që nga qershori i këtij viti prej Austrisë në formatin e emërtuar “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. /DW

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Emri/Identifikohet shoferi i “BMW” që përfundoi në pedonalen e Liqenit

Emri/Identifikohet shoferi i “BMW” që përfundoi në pedonalen e Liqenit

Krujë/ Arrestohen 4 persona, vodhën biznesmenin dhe e kërcënuan të tërhiqte kallëzimin

Krujë/ Arrestohen 4 persona, vodhën biznesmenin dhe e kërcënuan të tërhiqte kallëzimin

(Video)Momente kur shqiptari hidhet nga shkëmbi në ujë në Maltë, mbetet i plagosur rëndë

(Video)Momente kur shqiptari hidhet nga shkëmbi në ujë në Maltë, mbetet i plagosur rëndë

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com