Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama ka dhënë dhe një mesazh për socialistët.
Rama iu është drejtuar kryebashkiakëve, por edhe deputetëve socialistë duke u kërkuar që të bëjnë punë të ndershme që të mos shkojnë në SPAK.
“Kryebashkiakët të bëjnë punë të ndershme, të mos shkojnë në dyert e SPAK. Deputetet të angazhohen me shumë si në terren edhe në jetën parlamentare.”, tha ai.
Mes të tjerash ai përsëriti edhe një herë raportin e tij dhe të PS-së me drejtësinë, ndërsa shtoi se; “PS nuk do të jetë mburojë e askujt”.
Po ashtu, në prani të të gjithë socialistëve, Rama vlerësoi për kontributin në Parlament të dy figurave me rëndësi të qeverisë së tij, ministrin Taulant Balla dhe Elisa Spiropalin.