Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Bëhet e ditur se numri dy i Partisë së Lirisë, është thirrur për çështjen e lobimit të ish LSI-së.
Dyshimet janë se ka përdorur në fushatën elektorale para që nuk justifikohen.
SPAK ka nisur hetimin pas kallëzimit të ish-deputetit Halit Valteri i cili pretendon se për llogari të LSI, janë shpenzuar 700.000 dollarë por të padeklaruara për qëllime lobimi./Opinion.al