Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shpërthime në urën e Krimesë, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur

2023/07/17 at 8:34 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shpërthime në urën e Krimesë, raportohet për dy të vdekur dhe një të plagosur

Qarkullimi i automjeteve në urën kryesore që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, është ndalur pas raportimeve për një shpërthim.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin Krasnodar të Rusisë, që ndodhet në skajin lindor të urës, një incident në këtë urë la të vdekur dy persona, dhe një të lënduar.

Guvernatori i Krimesë, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014, njoftoi mbylljen e urës herët të hënën pa dhënë një arsye specifike.

Burimet lokale të lajmeve përmendën se banorët dëgjuan shpërthime para agimit, megjithëse nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar.

Shkalla e dëmit nga shpërthimi mbetet e paqartë, por guvernatori Sergei Aksyonov tha se priste që trafiku hekurudhor në urë të rifillonte brenda disa orësh.

Fotot e postuara në Telegram, në adresën e lidhur me shërbimet e sigurisë ruse, përshkruanin një korsi në rrugën e urës të copëtuar dhe një makinë të zezë me dëmtime të rënda në pjesën e përparme.

Ura, që shtrihet në ngushticën e Kerçit, pësoi dëmtime edhe në muajin tetor të vitit të kaluar kur kamion me bombë shpërtheu aty, dhe u deshën disa muaj riparime përpara se të kthehej në funksionim të plotë.

Ura shërben si rrugë kryesore transporti për trafikun rrugor dhe hekurudhor, duke luajtur një rol të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

E hapur në vitin 2018, ura prej 19 kilometrash është lidhja kryesore tokësore midis Rusisë dhe gadishullit të Krimesë.

Ndërsa Andriy Yusov, një zëdhënës i departamentit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, ai theksoi se “gadishulli përdoret nga rusët si një qendër e madhe logjistike për lëvizjen e forcave dhe aseteve thellë në territorin e Ukrainës. Çdo çështje logjistike i komplikon gjërat për pushtuesit”.

Të hënën, Natalia Humeniuk, zëdhënësja e komandës ushtarake jugore të Ukrainës, tha se incidenti në urën e Krimesë mund të jetë potencialisht një akt i qëllimshëm provokimi i orkestruar nga Moska./REL

Etiketa: krimerusishperthim


Ju sugjerojmë

Bota

4 Tetor, 2025 9:45 am
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

4 Tetor, 2025 8:44 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

4 Tetor, 2025 8:41 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 4 tetor 2025

4 Tetor, 2025 8:25 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Vritet 65-vjeçari në Lezhë

3 Tetor, 2025 9:21 pm
Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Sport

Serbia publikon listën e të grumbulluarve për ndeshjen ndaj Shqipërisë

3 Tetor, 2025 8:54 pm
Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme, PS konfirmon kandidatin në Mat

3 Tetor, 2025 7:55 pm
Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve
Bota

Medellín, aty ku droga tregtohet hapur para syve të të gjithëve

3 Tetor, 2025 7:44 pm
Para
Ndryshon harta territoriale e Policisë së Shtetit

Ngjarja në Borizanë, riorganizohet Komisariati i Policisë së Krujës

Çfarë përmbajnë 4 pikat e qeverisë për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës

Kurti do të mungojë në takimin me Ramën në Tiranë, qeveria e Kosovës tregon arsyen

SHBA “digjet” nga i nxehti, temperatura arrin 51 gradë Celsius në Kaliforni

SHBA "digjet" nga i nxehti, temperatura arrin 51 gradë Celsius në Kaliforni
















TE FUNDIT

4 Tetor, 2025

Të paktën dy dronë u konstatuan nga policia në zonën e aeroportit të Mynihut, i cili u mbyll si masë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në 6 bashki/ PD mbledh sot Kryesinë, dy “pikat” e diskutimit

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
4 Tetor, 2025

Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e sotme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në 0 gradë sot

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
4 Tetor, 2025

Parashikimi i motit për vendin tonë sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. E Shtunë 04 Tetor 2025 Shkodër 8...

Lexo më shumë

Horoskopi, 4 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
4 Tetor, 2025

Dashi Motivimi dhe energjia shtesë që kishe në fillim të javës ka nisur të zbehet. Ajo që më parë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com