Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB: 165 milionë njerëz kanë rënë në varfëri në tre vitet e fundit

2023/07/14 at 9:30 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB: 165 milionë njerëz kanë rënë në varfëri në tre vitet e fundit

Pandemia COVID-19, kriza e kostos së jetesës dhe lufta në Ukrainë kanë shtyrë 165 milionë njerëz në varfëri që nga viti 2020, u tha në një raport të publikuar më 13 korrik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

OKB-ja bëri thirrje që të shqyrtohet mundësia e një pauze në shlyerjen e borxhit për vendet në zhvillim.

Për shkak të këtyre krizave, 75 milionë njerëz mendohet se kanë rënë në varfëri ekstreme gjatë periudhës kohore 2020-2023. Varfëri ekstreme cilësohet kur një person jeton me më pak se 2.15 dollarë në ditë.

Sipas një studimi të publikuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim edhe 90 milionë të tjerë do të bien nën kufirin e varfërisë prej 3.65 dollarë në ditë.

“Më të varfrit vuajnë më shumë dhe të ardhurat e tyre në vitin 2023 parashikohet të mbeten nën nivelet e para pandemisë”, thuhet në raport.

“Në vendet me borxhe të larta, ekziston një korrelacion midis niveleve të larta të borxhit, shpenzimeve të pamjaftueshme sociale dhe një rritjeje alarmante të normave të varfërisë”, tha në një deklaratë shefi i UNDP-së, Achim Steiner.

Sipas një raporti tjetër të OKB-së të publikuar më 12 korrik, rreth 3.3 miliardë njerëz, gati gjysma e njerëzimit, jetojnë në vende ku shpenzohet më shumë për pagesën e interesit për borxhin sesa për arsimin dhe shëndetin.

Dhe vendet në zhvillim, pavarësisht se kanë nivele më të ulëta të borxhit, po paguajnë më shumë interes, pjesërisht për shkak të normave më të larta.

Sipas raportit, kostoja vjetore e nxjerrjes nga varfëria të 165 milionë njerëzve do të ishte mbi 14 miliardë dollarë amerikanë.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, i cili ka bërë presion për një reformë të institucioneve financiare ndërkombëtare, denoncoi “sistemin tonë financiar global të vjetërsuar, i cili pasqyron dinamikën e fuqisë koloniale të epokës kur u krijua”./REL

Etiketa: kosto jeteseokbvarferi

Ju sugjerojmë

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
Aktualitet

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

31 Korrik, 2025 12:53 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Bashkëjetuesja e kallëzon se mori kredi pa autorizimin e saj, hetime 43 vjeçarit

31 Korrik, 2025 12:42 pm
Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër
Aktualitet

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër

31 Korrik, 2025 12:40 pm
Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..
Aktualitet

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..

31 Korrik, 2025 12:28 pm
Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë
Aktualitet

Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

31 Korrik, 2025 12:26 pm
7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…
Aktualitet

7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…

31 Korrik, 2025 12:10 pm
“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani
Aktualitet

“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani

31 Korrik, 2025 12:09 pm
Millosh Pleskoviç dënohet me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë
Te Fundit

Millosh Pleskoviç dënohet me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë

31 Korrik, 2025 11:52 am
“SPAK nuk është përfshirë në…”/Dumani: Kodi Penal ka nevojë për ndryshime
Aktualitet

“SPAK nuk është përfshirë në…”/Dumani: Kodi Penal ka nevojë për ndryshime

31 Korrik, 2025 11:50 am
Krimet zgjedhore/Altin Dumani: 43 procedime penale, 39 ende në hetim
Aktualitet

Krimet zgjedhore/Altin Dumani: 43 procedime penale, 39 ende në hetim

31 Korrik, 2025 11:38 am
Para
Mbahet sot seanca për heqjen e imunitetit të tij, reagon Ahmetaj: To be continued…

Mbahet sot seanca për heqjen e imunitetit të tij, reagon Ahmetaj: To be continued...

Tragjedi në Itali/ Vdes 18-vjeçari shqiptar, humb jetën pasi bie nga çatia

Tragjedi në Itali/ Vdes 18-vjeçari shqiptar, humb jetën pasi bie nga çatia

Ahmetaj mungon në Kuvend, Berisha: Të përgjigjet për të bosi i tij, Edi Rama

Ahmetaj mungon në Kuvend, Berisha: Të përgjigjet për të bosi i tij, Edi Rama

TE FUNDIT

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak
31 Korrik, 2025

Ngjarja e 21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani...

Lexo më shumë

Bashkëjetuesja e kallëzon se mori kredi pa autorizimin e saj, hetime 43 vjeçarit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
31 Korrik, 2025

U kallëzua nga bashkëjetuesja se mori kredi në emër të saj pa qenë i autorizuar, procedohet në gjendje të lirë...

Lexo më shumë

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër

Altin Dumani: Dosja e Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër
31 Korrik, 2025

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani deklaroi ditën e sotme se dosja e Veliajt është ndarë në fraksion tjetër....

Lexo më shumë

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..
31 Korrik, 2025

Pyetjes nëse ka frikë se mund t’i kufizohen kompetencat, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se ‘nëse politika vendos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com