Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CNN: Një e ardhme e pasigurt për MEK, çfarë tregojnë rastet në Shqipëri dhe Francë

2023/07/11 at 10:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
CNN: Një e ardhme e pasigurt për MEK, çfarë tregojnë rastet në Shqipëri dhe Francë

Media prestigjioze amerikane CNN është ndalur në një artikull të gjatë ku në fokus janë vendosur muxhahedinët e MEK dhe e ardhmja e tyre që aktualisht mbetet e paqartë.


CNN shkruan se konferencat vjetore të muxhahedinëve kanë tërhequr politikanët konservatorë të Perëndimit, duke përfshirë ish-zv/Presidentin amerikan Mike Pence, ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton.

“Por ngjarjet e fundit për grupin më të fuqishëm opozitar iranian kanë bërë që disa ekspertë të pyesin nëse ditët e tyre të lavdishme tashmë janë të numëruara”, shkruan CNN.

Muxhahedinët e MEK ishin dikur të përcaktuar nga SHBA si grup terrorist, por sot i konsideron si aleatë. Irani nga ana tjetër i akuzon për terrorizëm, duke thënë se kanë kryer seri sulmesh në vitet 1980. Por MEK-u i mohon këto akuza.

MEK-u është një nga grupet opozitare më të organizuara kundër Republikës Islamike, por ka shumë pak mbështetje mes iranianëve. Kjo për shkak të dhunës së përdorur në të shkuarën dhe për faktin se mbështetën Presidentin e Irakut, Saddam Hussein gjatë luftës me Iranin.

“Megjithatë, analistët thonë se aktiviteti diplomatik i kohëve të fundit midis Iranit dhe armiqve të tij megjithatë mund të mos jetë i mirë për grupin”, shkruan CNN.

Media amerikane sjell në vëmendje aksionin e policisë shqiptare në bazën e MEK në Manzë të Durrësit dhe anulimin e një tubimi në Francë. Një përfaqësues i MEK tha për CNN se ata besojnë se veprimet janë pjesë e një “politike qetësimi” me regjimin në Teheran.

“Po bëhet e qartë se shqetësimit e sigurisë ishin thjesht një pretekst për të qetësuar regjimin klerik”, tha Shahin Gobadi, një anëtar i MEK në Paris, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Komentet ai i bëri referuar ndalimit që i bëri Franca tubimit.

CNN shkruan edhe për aksionin e policisë në kampin Ashraf 3.

“Ndërhyrja ishte mbi dyshimet se grupi ishte i përfshirë në aktivitet politik. Aktiviteti politik është i ndaluar sipas një marrëveshjeje që i lejon ata që të qëndrojnë në Shqipëri”, shkruan CNN.

Më tej prestigjiozja amerikane vijon duke thënë se Irani e mikëpriti aksionin dhe një zyrtar iranian tha se disa nga hard drive-t e sekuestruara janë dërguar në Teheran. Sipas tij, ekspertët iranianë po punojnë për të gjetur informacione që të çojnë në identifikimin e agjentëve të këtij grupi dhe sabotatorëve përgjegjës.

MEK-u i bëri thirrje Shqipërisë që të sqaronte nëse ndonjë nga këto pajisje ishin dërguar në Iran. Në lidhje me këtë ngjarje, Gobadi tha për CNN se bastisja “u krye me urdhër ose nën presion” nga Irani.

Por një koordinator shqiptar në Ministrinë e Jashtme tha për CNN se Shqipëria nuk ka dërguar ndonjë material të sekuestruar në Iran.

“Të gjitha pajisjet e sekuestruara janë tek autoritetet tona dhe do të përdoren për hetimet”, është shprehur ai për CNN.

Në të njëjtën javë, autoritetet franceze ndaluan tubimin e planifikuar në Paris duke cituar “kërcënimet për sulme”.

Ndalimi u anulua më vonë me një urdhër gjyqësor dhe tubimi u zhvillua duke përkuar me një takim vjetor të MEK në periferi të Parisit ku u pritën disa nga figurat më të shquara të krahut të djathtë.

Një burim diplomatik francez i tha CNN se policia e Parisit kishte urdhëruar ndalimin e tubimit “për shkak të rreziqeve të shqetësimeve të rendit publik”.

Gobadi tha se aktivitetet e MEK-ut në Shqipëri dhe gjetkë kryhen “përputhur me ligjet e vendeve të tyre pritëse”.

Por koordinatori i Ministrisë së Jashtme shqiptare tha se MEK-u ka thyer një marrëveshje për të mos u përfshirë në “aktivitete të paligjshme armiqësore”. Ai shtoi se Shqipëria ka paguar një çmim të lartë duke i strehuar ata. Më e keqja, siç shkruan CNN, janë sulmet kibernetike të Korrikut 2022 ku Shqipëria akuzoi Iranin.

“Sulmi pati pasoja dramatike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj sepse 95% e shërbimeve publike janë online”, tha koordinatori.

Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Iranin për pasojë, por Teheranin mohon që të ketë qenë autore e sulmeve.

Koordinatori shqiptar tha se është “thellësisht fyese” të akuzohesh për qetësim të marrëdhënieve me Iranin, duke qenë se Shqipëria “i mirëpriti dhe i ofroi mbrojtje humanitare MEK-ut, kur asnjë vend tjetër në botë nuk do t’i pranonte ata”.

Pengesat për MEK-un vijnë gjithashtu pas një marrëveshje historike midis Iranit dhe Arabisë Saudite në Mars. Dy vendet rivendosën lidhjet diplomatike pas gati tetë vitesh tensione.

Irani ka akuzuar prej vitesh Arabinë Saudite për mbështetje nga MEK. Spekulimet për mbështetje u nxitën sidomos kur Princi Turki al-Faisal mori pjesë në një samit të MEK-ut në Paris. Në fjalimin e tij në vitin 2016, al-Faisal deklaroi se edhe ai donte që të rrëzohej regjimi.

Në Mars, al-Faisal tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë pakti të menjëhershëm normalizimi mes Teheranit e Riadit dhe se ishte i habitur nga kjo.

Princi ka thënë se nuk ka ndonjë rol zyrtar në qeveri, por komentet e tij dhe mbështetja për MEK-un ka zemëruar Iranin. Këta të fundit e kanë quajtur grupin opozitar si “fëmijët e adoptuar” të sauditëve.

MEK mohon që të ketë marrë fonde nga Arabia Saudite apo qeveri të tjera. Gobadi insiston se ajo është një lëvizje e pavarur që qëndron me “këmbët e veta si politikisht dhe financiarisht”.

Ndalimi francez për tubimin erdhi disa ditë pas një telefonate 90 minutëshe që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron pati me homologun Iranian Ebrahim Raisi.

“Është e paqartë nëse aktiviteti i fundit diplomatik midis Iranit dhe armiqve të tij është drejtpërdrejt përgjegjës për zhvillimet në Francë apo Shqipëri, por analistët thonë se ato nuk kanë gjasa të jenë të rastësishme, veçanërisht pasi shtetet perëndimore shpresojnë të rifillojnë bisedimet bërthamore me Iranin”, shkruan CNN.

Mbështetja për MEK-un vjen në masë të madhe nga vendet që kanë tensione me Iranin, tha Trita Parsi, nënkryetar i Institutit Quincy në Uashington, DC.

“Për pasojë, kur këto tensione me Iranin rriten ose ulen, ndikon drejtpërdrejt fatin e MEK”, tha ai për CNN duke shtuar se që kur Riadi dhe Teherani janë pajtuar, MEK-u është një “dobi më e vogël për Arabinë Saudite”.

Politikanët që kanë ndjekur konferencat e muxhahedinëve përfshijnë edhe ish-avokatin e Trump, Rudy Giuliani dhe ish-kryeministren britanike, Liz Truss.

Ali Ahmadi, nga Qendra për Politika Sigurie në Gjenevë thotë se ata që mbështesin MEK-un janë ose konservatorë të rinj ose politikanë të tërhequr që “janë të lumtur që marrin një çek të madh”.

Por Gobadi mohoi për CNN që ata të jenë paguar nga MEK.

Sipas drejtorit të Programit Iranian në Institutin e Lindjes së Mesme në Uashington, Alex Vatanka, SHNA dhe BE-ja tentojnë të arrijnë marrëveshje të reja me Iranin dhe për këtë mund të përdorin të ardhmen e MEK-ut.

Megjithatë analistët thonë se MEK-u nuk ka gjasa të zhduket së shpejti, pasi ka mbijetuar gjatë gjashtë dekadave të fundit pavarësisht ndryshimit të gjeopolitikës.

“Mendoj se gradualisht po bëhen më të dobët,” tha Vatanka.

CNN e mbyll artikullin e saj duke thënë se afrimi saudito-iran do t’i dobësojë ata më tej, por nuk do të thotë shkatërrimin e tyre./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Para
U arrestua për nxitje të akteve terroriste, dënohet me 2.8 vjet burg

U arrestua për nxitje të akteve terroriste, dënohet me 2.8 vjet burg

Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

Talibanët ndalojnë organizatat suedeze në Afganistan pas djegies së Kuranit

Safet Gjici kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO vendos më 14 korrik

Safet Gjici kërkoi masë më të lehtë sigurie, Apeli i GJKKO vendos më 14 korrik
















TE FUNDIT

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
21 Qershor, 2025

Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë,...

Lexo më shumë

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
21 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret me përfshirjen e të...

Lexo më shumë

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
21 Qershor, 2025

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Pogradec, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
21 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com