Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Mësohet se kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.
Ish-zvendës/kryeministri është nën hetim per dosjen e Inceneratorëve.
Ai akuzohet për veprat penale; korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë e fshehje pasurie.
Në kuadër të hetimeve ndaj tij, më herët janë kryer kontrolle dhe janë vënë në sekuestro dy vila, njëra në jug të vendit dhe tjetra në zonën e Hamallajt, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona.
Vetë Ahmetaj ka kundërshtuar kontrollet e SPAK nën argumentin se ai gëzon mandatin e deputetit dhe SPAK duhet të merrte autorizim nga Kuvendi i Republikës. Por Gjykata ka rrëzuar të gjitha ankimimet e tij./Opinion.al