Ish-kryetari i komunës Livadhja, Irodhi Dalani ka humbur jetën pas një aksidenti ku është përfshirë mëngjesin e kësaj të diele.
61-vjeçari udhëtonte në një automjet tip “Benz” dhe u përplas sot në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit”, me automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin N. B., 26 vjeç, banues në Delvinë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Sarandës, për të marrë mjekim. Më pas, Dalani është nisur për mjekim të specializuar drejt Greqisë, por ka ndërruar jetë. Në vijim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi N. B./Opinion.al