Presidenti Bajram Begaj i ka uruar mirëseardhjen ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton i cili sot mbërriti për herë të parë në Shqipëri, për një vizitë dy ditore.
Në postimin e tij, në “Facebook”, Begaj shkruan se shqiptarët i janë mirënjohës për ndihëm që i ka dhënë Kosovës gjatë luftës me Serbinë.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!”-shkruan Begaj./Opinion.al