Teksa pritet që pasditen e sotme të mbërrijë në vendin tonë ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton, pamjet e mëposhtme të siguruara nga Opinion.al, tregojnë punimet e fundit që po bëhen për pritjen e tij.
Sikurse shfaqet në video vetë kryeministri Rama po inspekton përgatitjet.
Në pjesën ballore të kryeministrisë janë vendosur flamuj amerikënë dhe shqiptarë dhe po përfundojnë dekoret në nder të ish-presidentit amerikan.
Po ashtu rruga është e mbushur plot me flamuj të SHBA-së, Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Klinton është cilësuar si hero dhe miku më i mirë i shqiptarëve, gjë që e bën vizitën e tij shumë të rëndësishme për vendin.
Vizita historike e presidentit të 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton do të nisë prej orës 19:00 të pasdites së sotme, kur ai do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.
Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve./Opinion.al