Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës, në zonën e ish-Kombinatit të peshkut. Nga të dhënat paraprake raportohet se një 33-vjeçar ka mbetur i lënduar.
Rrethanat e kësaj ngjarje momentalisht janë të paqarta. 33-vjeçari Tonin Ramaj mësohet se ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është dërguar drejt spitalit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit.
Policia pritet të japë njoftim zyrtar mbi atë ç’ka ka ndodhur./Opinion.al