Një mjet lundrues velierë është përplasur me një masiv rëre, teksa lundronin në drejtim të Korfuzit.
Policia e Durrësit bën me dije se në afërsi të zonës së quajtur “Kepi i Rodonit”, një mjet lundrues velierë me të cilin lëviznin nga porti i Shëngjinit, drejt Korfuzit, 4 turistë italianë, kishte ngecur në det, për shkak të përplasjes me një masiv rëre.
Uniformat blu i kanë shkuar në ndihmë 4 turistëve italianë, të cilët janë transportuar fillimisht me mjet lundrues, në breg, dhe më pas në spital, për të marrë asistencën mjekësore.
Mësohet se turistët ndodhe jashtë rrezikut për jetën./Opinion.al