Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Ardhja e “Ryanair”, vula që i vihet Shqipërisë si destinacion global turistik

2023/06/08 at 7:39 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Ardhja e “Ryanair”, vula që i vihet Shqipërisë si destinacion global turistik

Flotës që operon përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do t’i shtohet tashmë edhe kompania e njohur “Ryanair”, me 18 destinacione, nga të cilat 9 do të jenë të reja.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë sot në inaugurimin e kompanisë “Ryanair”, në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Rama u shpreh se “Ryanair” është vula që i vihet një vendi kur ai vend kthehet në destinacion global.

“E kam pritur prej kohësh këtë ditë dhe kjo lidhet me kompaninë ‘Ryanair’. Shefi i kompanisë nuk tha të gjithë të vërtetën, sepse ne kemi kërkuar prej kohësh kompaninë ‘Ryanair’ dhe hezitimi për të ardhur në Shqipëri nuk ka qenë thjesht i lidhur me taksën e lartë të aeroportit, por me një fakt tjetër që ma ka shpjeguar dikush disa vite më parë. I thashë si t’ia bëjmë të sjellin ‘Ryanair’ dhe më tha: ”Ryanair’ nuk është kompani fluturimi, është vula që i vihet një vendi kur ai vend kthehet në destinacion global. Fakti që ‘Ryanair’ ju shmanget do të thotë se akoma nuk keni arritur të ktheheni në destinacion turistik global’”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se ardhja e “Ryanair” me 18 destinacione nga Tirana në Europë tregon se ne kemi marrë një vulë të rëndësishme, e cila vjen pas një përpjekje të gjatë për të ndryshuar katërcipërisht jo vetëm imazhin e Shqipërisë.

“Shqipëria sot është në të gjitha mediet ndërkombëtare si vendi që duhet vizituar. Shqipëria ka pasur detin po kaq të bukur edhe 10 vite më parë, edhe diellin po kaq me shkëlqim, edhe malet aty edhe 10 vite më parë, por për fat të keq nuk ka pasur një gjë tjetër për të mundësuar që të gjithë, nga të katër anët e botës të duan të vijnë në Shqipëri”, tha Rama.

“Sot isha me organizatorët e UNUM në Shëngjin. Kam qenë në edicionin e parë të festivalit ku mezi iu mblodhën 1500 veta, edicioni që sapo u mbyll regjistroi 20 mijë veta nga dhjetëra e dhjetëra kombësi jo vetëm nga Europa, por edhe nga Meksika, Amerika Latine, Katari, Arabia Saudite e plot destinacione të tjera. Sot organizatorët e festivalit e kishin hallin si do të përballonin fluksin që mund të shkojë shumë shpejt në 40 mijë apo 60 mijë vetë, pasi kjo bie ndesh pastaj me natyrën e festivalit”, tha Rama.

Rama theksoi se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, fluksi i udhëtarëve po vendos rekorde duke kapur shifra të paimagjinueshme deri para pak kohësh dhe falë investimeve të realizuara kanë transformuar rrënjësisht të gjithë hapësirën duke krijuar lehtësira për të gjithë pasagjerët.

“Aeroporti i Tiranës është një histori e madhe suksesi i një kompanie shqiptare. Pas vitesh të tëra nën thundrën e një koncesioni që nuk dua të dyshoj se është bërë me qëllime të mira, pasi në atë kohë e në të gjitha rastet solli ndryshim në Aeroportin e Rinasit, dhe nga ana tjetër ishte një koncesion i tmerrshëm për kushtet në të cilat vinte shtetin dhe pasagjerët”, shtoi ai.

Rama tha se për shkak të atij koncesioni Tirana ishte aeroporti më i shtrenjtë i Europës për kompanitë dhe një vend ku biletat ishin jashtëzakonisht të shtrenjta.

“Kjo situatë është përmbysur katërcipërisht. Ne jo thjesht e kemi çliruar aeroportin nga thundra e tij koncesioni, por kjo ishte edhe rezultat i ambicies dhe kurajos së kompanisë e cila e mori aeroportin nga të huajt”, tha Rama.

Ai theksoi se sot faktet flasin se jemi në kushtet e një historie krejt tjetër dhe aeroporti është ende një qenie në zhvillim.

“Jam i bindur se shumë shpejt do të lindë nevoja për të tjera hapësira e facilitete. Zgjidhja e problemit kronik të parkimeve është tashmë në rrugë, ashtu sikundër edhe investimi i madh që po përgatitet të bëjë kompania për energjinë diellore është një tjetër lajm jashtëzakonisht pozitiv”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
Aeroporti i Rinasit shton kapacitete të reja dhe rrit numrin e destinacioneve

Aeroporti i Rinasit shton kapacitete të reja dhe rrit numrin e destinacioneve

10 vendet më të pakënaqura në botë

10 vendet më të pakënaqura në botë

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Berisha: Zhvillimi për çështjen "McGonigal", detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com