Vijon të jetë e tensionuar situata në veriun e Kosovës. Mediat të cilat po raportojnë zhvillimet e fundit në komunën e Leposaviçit, janë sulmuar me sende të forta nga persona të maskuar.
Raportohet se automjetet e televizioneve shqiptare, janë goditur me gurë.
Dyshohet se personat që kanë qëlluar në drejtim të mediave kanë qenë të pranishëm edhe gjatë protestave të djeshme në komunat veriore.
Kujtojmë se, në Zveçan, persona të maskuar sulmuan pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi. Si pasojë e sulmeve, mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it.