Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet/ Rama: Duke i braktisur ndihmohet edhe rilindja e së djathtës

2023/05/23 at 7:56 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet/ Rama: Duke i braktisur ndihmohet edhe rilindja e së djathtës

Kryeministri Edi Rama e ka vijuar turin e takime falënderuese në Lezhë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se braktisja që i bënë të djathtës simpatizantët e saj të ndershëm është shërbim i madh për Shqipërinë dhe vetë të djathtën.

Kreu i qeverisë tha se duke i shkuar nga mbrapa atyre që mbajnë flamurin e së djathtës thjesht shtyjnë agoninë. Por duke i braktisur ndihmojnë edhe rilindjen e së djathtës.

“Braktisja që i ka ndodhur atyre të tjerëve nga të djathtët e ndershëm, nga ata që e vuajnë sinqerisht çështjen e së djathtës dhe që ne nuk na njohin me sy është shërbim i madh për Shqipërinë dhe vetë të djathtën. Duke i shkuar mbrapa deri në humnerë atyre që e mbajnë flamurin e së djathtës dhe që nuk duhet ta mbajnë atë flamur thjesht shtyhet agonia. Duke i braktisur ndihmohet edhe rilindja e së djathtës. Por rilindjen e së djathtës nuk e kemi ne për detyrë ta bëjmë, të kuptohemi. Ne kemi për detyrë të vazhdojmë të bëjmë rilindjen e Shqipërisë”, tha Rama.

Kryesocialisti sheh si sfidë më vete edhe rezultatin që pasqyrohet në hartën e Shqipërisë ku 53 bashki u fituan nga PS dhe vetëm 7 nga opozita. Për Ramën kjo nuk duhet parë si triumf i socialistëve, por duhet parë si hartë kuqezi e cila është harmonike.

“Ajo që është sfida më e madhe për ne, më e madhja e gjithë kësaj historie është ajo harta e 14 Majit. Për herë të parë ajo hartë nuk është e ndarë më dysh. Si një trup i ndarë ku lexohet një ndasi shumë e madhe. Për herë të parë ajo hartë është harmonike. Nuk jam duke thënë që të bëhet Shqipëria e gjitha një parti, largqoftë, por jam duke thënë që është një sfidë shumë e madhe për të kundërtën. Nëse ne e lexojmë atë hartë si triumf të socialistëve mbi të tjerëve, po ju them që ne thjesht hyjmë në pyll pa sëpatë dhe dalim të humbur nga kjo mënyre e të parit të kësaj harte. Nëse e lexojmë si rezultat i një shkëputje shumë të rëndësishme të një pjese të së djathtës nga trungu i kalbur i së djathtës dhe nëse e marrim atë hartë si një sfidë jo për ta bërë qeverisjen tonë në nivel vendor mavi siç është harta për ta bërë kuqezi, atëherë ajo hartë do të jetë gjithmonë e më pak e ndarë dhe do të jetë gjithmonë e më shumë reflektim i votës me mend. Shumë njerëz në këto zgjedhje, më shumë se çdo herë tjetër kanë vepruar me mend”, u shpreh Rama.

Ju sugjerojmë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
Kronikë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

24 Nëntor, 2025 8:54 pm
Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Para
“Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e 31-vjeçarit para se të vetëdorëzohej në polici

Vrasja e Arian Gosës/ 31-vjeçari: Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava

Senatori amerikan pas takimit me Begajn dhe Ramën:SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

Senatori amerikan pas takimit me Begajn dhe Ramën:SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

TE FUNDIT

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë

Dorëzohen dy të dyshuarit për terrorizëm në Pukë
24 Nëntor, 2025

Pas më shumë se 12 orësh rezistencë dhe negociatash intensive, dy personat e kërkuar që kishin qëndruar të izoluar në...

Lexo më shumë

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
24 Nëntor, 2025

Plani i paqes me 28 pika i shpallur nga SHBA-të javën e kaluar “nuk ekziston më”, tha një këshilltar i...

Lexo më shumë

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
24 Nëntor, 2025

“Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u...

Lexo më shumë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com