Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një mister në shkretëtirën më të vjetër në botë

2023/05/21 at 12:25 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Një mister në shkretëtirën më të vjetër në botë

Disa besojnë se janë gjurmë perëndish, të tjerë mendojnë se janë formuar nga zanat që kërcejnë ose UFO-t, por askush nuk mund t’i shpjegojë me miliona rrathë misteriozë në shkretëtirën Namib.


E vendosur përgjatë bregut Atlantik të Afrikës jugperëndimore, shkretëtira Namib është një nga vendet më të thata në Tokë. Në gjuhën vendase, “nama” do të thotë “një zonë ku nuk ka asgjë”. Ky peizazh marsian me duna të larta rëre dhe male të thyera ka një sipërfaqe rreth 81.000 km katrorë dhe shtrihet në tri shtete.

Ajo daton të paktën 55 milionë vjet më parë dhe besohet të jetë shkretëtira më e vjetër në botë. Me temperaturat e verës që arrijnë gjatë ditës deri në 45 gradë celsius dhe gjatë netëve mund të bien nën zero, është gjithashtu një nga vendet më jomikpritëse në planet. Megjithatë, me kalimin e kohës, një numër i jashtëzakonshëm speciesh janë përshtatur aty dhe kanë krijuar një fenomen të çuditshëm gjeomorfik që vazhdon të hutojë ekspertët.

Pjesët më të thata të shkretëtirës marrin mesatarisht vetëm 2 mm reshje në vit, ndërsa në të tjera më ekstreme nuk bie shi për vite me radhë. Por në mes të asgjësë shfaqen si mirazh kafshë të tilla si oriksi, gatopardi, hienat dhe strucët që janë përshtatur për të mbijetuar në këto kushte të vështira. Strucët rrisin temperaturën e trupit për të reduktuar humbjen e ujit, ndërsa oriksi mund të mbijetojë për javë të tëra pa pirë, duke ngrënë ushqime të pasura me ujë si rrënjët dhe zhardhokët.

“Portat e ferrit”

Një nga zonat më të pabesa të shkretëtirës është një hapësirë ​​prej 500 km me duna të larta rëre dhe anije të ndryshkura përgjatë vijës së oqeanit Atlantikut, njohur si “Bregu i skeletit”. E shtrirë nga Angola jugore deri në Namibinë qendrore, zona e ka marrë emrin e saj nga kufomat e shumta të balenave të shpërndara nëpër brigje dhe nga gati 1000 anije të mbytura gjatë shekujve.

“Bregu i skeletit” shpesh është i mbuluar nga mjegulla e dendur, krijuar nga ngritja e rrymës së ftohtë të Oqeanit Atlantik, e cila përplaset me ajrin e nxehtë nga brendësia e shkretëtirës. Këto mjegulla krijojnë kushte të rrezikshme lundrimi për anijet, ndaj ka pasur kaq shumë mbytje. Jo më kot, banorët vendas e kanë quajtur rajonin, “Toka që Zoti e krijoi i zemëruar”.

Ndërsa lundronte përgjatë bregut perëndimor të Afrikës, eksploruesi i famshëm portugez, Diogo Cão ndaloi, ndaloi në “Bregun e skeletit” në vitin 1486. ​​Pasi Cão dhe njerëzit e tij ngritën një kryq të gdhendur me stemën portugeze, dunat e frikshme të rërës dhe klima e ashpër e Namibit i shtynë ata të ktheheshin shpejt. Pas gjithë makthit që përjetuan, ata e quajtën zonën “Portat e Ferrit”.

Dunat spektakolare të rërës

Sot, turistët vijnë në Namibi për të parë dunat spektakolare të rërës që janë një tipar i kudondodhur në të gjithë Namibin. Me një ngjyrë mahnitëse portokalli, si pasojë e përqendrimit të lartë të hekurit, dunat në këtë zonë janë gjithashtu disa nga më të lartat në botë. Shumë prej tyre arrijnë deri në 200 metra lartësi, ndërsa e ashtuquajtura “Dune 7”, e vendosur në veri të peizazhit të kuq të shkretëtirës, ngrihet rreth 400 metra.

Rrathët e zanave apo gjurmë perëndish?!

Nga mrekullitë e shumta të Namibit, një nga tiparet më intriguese dhe misteret më të mëdha është një fenomen gjeomorfik i njohur si “rrathët e zanave”. Ndonjëherë të quajtura edhe “unaza zanash”, këto forma rëre kanë habitur ekspertët për dekada të tëra. Ato shihen më së miri nga ajri nga ku mund të dallohet se janë shpërndara në mënyrë të barabartë. Për vite me radhë, “unazat e zanave” mendohej se ekzistonin vetëm në Namibi, por në vitin 2014, formacione të ngjashme u zbuluan edhe në Australinë Perëndimore.

Ekspertët janë të paqartë nga shkaku i këtyre formacioneve, por vendasit besojnë se janë formuar nga shpirtrat dhe janë gjurmë të lëna nga perëndia e tyre, Mukuru. Ndërsa të tjerë, besojnë se këto rrathë misteriozë janë krijuar nga “UFO-t ose zanat që kërcejnë natën”.

Deri më sot, nuk ka një teori të pranuar për origjinën e këtyre qarqeve. Por vitet e fundit, shkencëtarë nga Namibia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë janë mbledhur për të studiuar fenomenin me shpresën për ta kuptuar më mirë atë. Deri më tani, ekzistojnë dy teori më të pranueshme. E para lidhet me termitet që sipas ekspertëve krijojnë këto rrathë në mënyrë që të mbledhin ujin dhe lëndët ushqyese nga toka. Teoria tjetër është ajo e “vetorganizimit të bimëve”, rrënjët e të cilave krijojnë këto rrathë për të nxjerrë lëndët ushqyese nga zona përreth.

Në fund, shkencëtarët aludojnë se këto njolla të çuditshme në shkretëtirë mund të janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh. Por se cilët janë, saktësisht, këta faktorë mbetet një mister edhe sot e kësaj dite.

 



Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
Beyonce dhe Jay-Z thyejnë rekordet, blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

Beyonce dhe Jay-Z thyejnë rekordet, blejnë shtëpinë më të shtrenjtë në Kaliforni

“Certifikohet” fitorja e Veliajt dhe Sakos, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve

“Certifikohet” fitorja e Veliajt dhe Sakos, KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve

“Provojeni në vend të Mykonos”, Washington Post jehonë Shqipërisë

"Provojeni në vend të Mykonos", Washington Post jehonë Shqipërisë
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com