“Ne erdhëm në pushtet në mënyrë demokratike. Nëse kombi im vendos ndryshe, ne do të bëjmë atë që na kërkon demokracia, do ta konsiderojmë legjitim çdo rezultat që do të dalë nga votimi”.
Kështu deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një interviste të transmetuar drejtpërdrejt nga shumica dërrmuese e kanaleve televizive turke, duke iu përgjigjur një gazetari që e pyeti se çfarë do të bënte në rast të humbjes në votime./Opinion.al