Për shkak se konsumonin birrë gjatë orarit të punës ka nisur një hetimi disiplinor për 2 efektivët Policisë Rrugore në Tiranë.
Bëhet fjalë për efektivet e identifikuar me inicialet G. S., dhe K. A, me gradë inspektor. Fotoja e tyre teksa po konsumonin alkool gjatë kohës që ishin në punë në një lokal u publikua në rrjetet sociale. Pas kësaj, Policia mori masat duke nisur hetimet ndaj tyre.
‘Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:
Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.’- njofton policia.