Kandidati i PS, për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj thotë se e vetmja meritë që i njeh rivalit të tij, Belind Këlliçi është distancimi që i ka bërë Sali Berishës në fushatë.
Në emisionin “Opinion”, Veliaj tha se Këlliçi, ndryshe nga Basha ka mbajtur qëndrimin e tij në fushatë dhe ka marrë zyra jashtë PD për të mos përfshirë Berishën në fushatë.
“E vlerësoj se deri diku e përzënë Sali Berishën nga fushata e Tiranës deri diku. Jo si Lul Basha, i cili e përfshiu se e dinte ndikimin në Tiranë. Këtë duhet ta njoh për meritë. Fakti që mori zyrë jashtë PD, dhe fati që nuk shihet me ta”,-tha Veliaj./Opinion.al