Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U mjekua me metadon, i riu në koma në QSUT

2023/05/05 at 9:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U mjekua me metadon, i riu në koma në QSUT

Lulzim Mehmeti është kunati i Jani Rustemit, të riut që u arrestua më 12 Prill nga Komisariati Nr.2 në Tiranë, për vjedhjen e një tapeti dhe një palë atleteve. Ai tregon, se Jani ka qëndruar në dhomat e paraburgimit dhe pas 72 orëve iu dha masa e arrestit.


E ëma, Pranvera Rustemi, shprehet se në 29 Prill i shkojnë 2 policë civilë në shtëpi, të cilët i thanë se djali ishte shtruar në QSUT për ftohje. Por Pranvera tregon se në spital ajo pa se djali ishte në gjendje kome, pasi sipas saj, i kishin dhënë metadon.

Lulzim Mehmeti: Jam i afërmi i Jani Rustemit. Më datë 12 djali është arrestuar nga Komisariati Nr.2 për vjedhje. Nga ajo datë ka kaluar tek dhomat e paraburgimit. Pas 72 orësh djali ka kaluar në gjyq. I është prerë fletë-arresti për vjedhje. Akuzohej për një tapet dhe një palë atlete. Në atë datë që është kapur djali ka ardhur kontroll policia te shtëpia dhe kanë kërkuar, a ka sjellë Jani një palë atlete dhe një tapet. Këtë dimë ne nga policia. Nga data 12 i ka shkuar nëna e vetë që quhet Pranvera Rustemi. Më datë 29, dy civila i kanë vajtur nënës te shtëpia edhe i kanë thënë që djalin tuaj e keni në spital te QSUT. Por nuk ka ndonjë gjë të rëndë, thjesht ka ftohje. Folëm me doktorin, na thanë që i kanë dhënë metadon, ka pirë shumë metadon. Ka marrë dozë të lartë tha. Kush ia ka dhënë metadonin?

Pranvera Rustemi: Shkova te djali, i mora një paketë, i mora një bidon ujë, ca byreçka. Pas 2-3 ditëve më merr djali në telefon, o ma sille pasaportën se pa pasaportë nuk më regjistrojnë.

I thashë unë mos ka djali ndonjë gjë të rëndësishme. Jo thanë ata, vetëm me ftohje e ke më tha. Meqënëse djali ka pirë metadon, ka kaluar në gjendje kome.

Familjarët thonë se kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr.3 për mjekim të pakujdesshëm.

Lulzim Mehmeti: Vajta te 302, pyeta më doli një oficer roje më tha Jani Rustemi është i regjistruar këtu por fizikisht nuk ka ardhur këtu. Komisariati 2 na tha në momentin që arrestojmë, bëjmë procedurat edhe e kalojmë mbrapa 302 ku janë dhomat e 72 orëshit. Ne, tha, atje e kemi dërguar. Vajtëm te komisariati 3 të bënim një denoncim.

Pranvera Rustemi: Metadoni nuk pihet si karamele. Por ja ka bërë mjeki metadonin.

Lulzim Mehmeti: Mjeku i ka bërë ndonjë vizitë djalit? I ka marrë analizat? Atij i kanë bërë ndonjë gjë në burg. Ose i kanë bërë gjilpërë, ose i kanë dhënë ndonjë metadon. Për këtë arsye bëj denoncim për mjekim të pakujdesshëm te Komisariati Nr.3.

Lulzim Mehmeti: Është akoma në koma, nuk i jep shpresë as doktori asnjë. Po bën 20 e ca ditë.

Avokati i familjes thotë se nuk janë zbatuar procedurat.

Avokati Franc Terihati: Në datën 15 është marrë vendimi i gjykatës i cili ka vendosur masën e arrestit me burg ndaj këtij shtetasi dhe në datë 16 Prokuroria ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit. Është kërkuar që nga blloku i sigurisë ky shtetas të transferohet pranë IEVP 313, por ky institucion nuk e ka pranuar për shkak të mbingarkesës që ka pasur ky institucion dhe është kthyer sërish te blloku i sigurisë pranë Drejtorisë Vendore Tiranë. Ndërkohë që ligji parashikon në mënyrë të shprehur që në rast se kemi një vendim gjykate, vendimi duhet të ekzekutohet dhe shtetasi të akomodohet pranë IEVP-së dhe ligji parashikon procedura të sakta si pranohet në institucion, të gjitha ekzaminimet mjekësore që kryhen ndaj një shtetasi dhe të gjitha këto bëhen me synim që t’i garantohet edhe shëndeti gjatë qëndrimit pranë institucionit përkatës.

Familjarët e Jani Rustemit kërkojnë që personat përgjegjës të mbajnë përgjegjësi.

Lulzim Mehmeti: Të mbajë përgjegjësi kushdo që e ka bërë këtë krim.

Pranvera Rustemi: Është djalë 26 vjeç, e kam rritur me 500 halle djalin tim. Unë e dua djalin siç e ka kapur policia, shëndoshë e mirë, kështu e dua djalin. Djali im nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje. Kush ia ka bërë djalit tim? Do dali e drejta e djalit tim.

Stop bisedoi me Drejtorin e Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, i cili thotë se pretendimet e familjarëve do të ndiqen me seriozitet dhe për mjekun do të vendosë mjekësia ligjore.

Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj: Ne kemi bërë një deklaratë për shtyp shteruese për të gjitha veprimet e policisë. Ne kemi pranuar të gjitha pretendimet, që nëna e këtij personi ka paraqitur në polici. Janë administruar të gjitha! Janë pyetur punonjësit e policisë, është sekuestruar kartela mjekësore që ne mbajmë tek dhomat e paraburgimit. Po merret Prokuroria me këtë çështje. Kush ia ka dhënë metadonin dhe a i takon metadon? Do ta përcaktojë Mjekësia Ligjore. Ne kemi staf mjekësor permanent aty, i cili kontrollon të gjitha llojet e ilaçeve. Nuk i lihen ilaçet në dhomën  e paraburgimit. Atij i jepet doza e pranueshme. I jepet nga mjeku. Konsumohet në prezencë të punonjësve të policisë dhe çdo veprim është i evidentuar në kartelën mjekësore, që administrohet nga ana jonë. Mjeku, është mjek i emëruar në strukturat e policisë, është i Drejtorisë së Tiranës. Unë nuk po ta them se si quhet. Nuk është anonim. Të paktën ka 15 vjet, që punon në të njëjtën punë./tvklan.al

Etiketa: Lulzim Mehmetimetadonqsut


Ju sugjerojmë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…
Sport

De Biasi: Me Serbinë duhet patjetër rezultat pozitiv, ç’na ndodhi 11 vite më parë…

5 Qershor, 2025 5:41 pm
Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e
Politikë

Marrëveshja mes OSHEE dhe BERZH, Malaj: Instrument kyç për përmirësimin e

5 Qershor, 2025 5:34 pm
Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…
Bota

Hiqej si mjeku i Papës, arrestohet 63-vjeçari pasi i zhvati para nga…

5 Qershor, 2025 5:25 pm
Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube
Sport

Interi prezanton fanellën e re, do të debutojë në Kupën e Botës për Klube

5 Qershor, 2025 5:22 pm
Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve
Bota

Objektivat mbeten sekrete, NATO miraton grumbullimin më të madh të armëve

5 Qershor, 2025 5:02 pm
Para
Ra na koma nga mjekimi i gabuar, insitucionet hetojnë pas denoncimit

Ra na koma nga mjekimi i gabuar, insitucionet hetojnë pas denoncimit

Përplasje mes Francës dhe Italisë, ministri francez: Meloni e paaftë

Përplasje mes Francës dhe Italisë, ministri francez: Meloni e paaftë

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2021

Horoskopi për sot, 6 maj 2023
















TE FUNDIT

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
5 Qershor, 2025

Një zjarr ka rënë këtë pasdite në një banesë dykatëshe në lagjen Uznove të qytetit të Beratit, Sipas njoftimit nga...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
5 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka pritur ditën e sotme në Shtëpinë e Bardhë, kancelarin e Gjermanisë, Friedrich...

Lexo më shumë

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
5 Qershor, 2025

Në maj, Parlamenti danez miratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa...

Lexo më shumë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
5 Qershor, 2025

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com