Tronditëse janë detajet që kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Beograd të Serbisë, ku një 14 vjeçar ka vrarë me armë zjarri 8 nxënës dhe rojën e shkollës.
I mituri, tashmë i arrestuar kishte planifikuar më parë masakrën. Ai kishte shkruar në një letër emrat e bashkëmoshatarëve që do të vriste.
Letra është publikuar nga drejtori i policisë së Beogradit.
“Siç deklaroi vetë, ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kishte edhe një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar prej saj. Dhe siç tregoi vetë, ai i përcaktoi objektivat prioritare. Skicat duken si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje sipas klasës së shkollës se si të hyjë në cilën klasë dhe si të likuidojë cilin fëmijë dhe në çfarë numri”, tha shefi i policisë së Beogradit Miliç, duke treguar listën.
Ndërkohë, Serbia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat. Sipas të dhënave, e gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë./Opinion.al