Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

OKB nis bisedimet pa talibanët për keqtrajtimin ndaj grave në Afganistan

2023/05/01 at 3:35 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
OKB nis bisedimet pa talibanët për keqtrajtimin ndaj grave në Afganistan

Autoritetet talibane të Afganistanit do të mungojnë në bisedimet e udhëhequra nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), që do të nisin të hënën. Në këto negociata do të diskutohet se si të trajtohen sundimtarët e vendit në krizë dhe do të bëhet presion për heqjen e kufizimeve për gratë që punojnë dhe pjesëmarrjen e vajzave në shkolla.


Të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina dhe Rusia, si dhe donatorët kryesorë të ndihmave nga Evropa dhe fqinjët si Pakistani, janë në mesin e përfaqësuesve nga rreth 25 vende dhe grupeve të thirrura në negociatat dyditore nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Megjithatë, qeveria talibane nuk është ftuar në bisedimet e Dohas dhe çështja e njohjes së administratës është ngritur si shqetësim përpara këtij takimi.

Një grup i vogël grash afgane organizuan një marsh proteste në fundjavë në Kabul për ta kundërshtuar çdo lëvizje për t’i njohur sundimtarët që u kthyen në pushtet në gusht të vitit 2021.

Në një letër të hapur drejtuar pjesëmarrësve në takimin e Dohas, të publikuar më 30 prill, një koalicion i grupeve të grave afgane tha se ishin “të indinjuara” që ndonjë vend do ta shqyrtonte si mundësi formimin e lidhjeve me qeverinë që Kombet e Bashkuara e quajnë “autoritet de fakto”.

OKB-ja dhe SHBA-ja kanë këmbëngulur se njohja e qeverisë nuk është në planet e këtij takimi.

Frika e grupeve të të drejtave është nxitur nga zëvendëssekretarja e përgjithshme e OKB-së, Amina Mohammed, e cila tha muajin e kaluar se takimi i Dohas mund të sjellë “hapa të vegjël” që çojnë në një “njohje parimore” të qeverisë talibane.

OKB-ja tha se komentet ishin keqinterpretuar. Asnjë vend nuk ka krijuar lidhje formale me administratën afgane dhe anëtarësimi në OKB mund të vendoset vetëm nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Përpara mbërritjes së Guterres në Doha, nga zyra e tij u tha se takimi “ka për qëllim të arrijë një mirëkuptim të përbashkët brenda komunitetit ndërkombëtar se si të merren me talibanët” për të drejtat e grave dhe vajzave, qeverisjen gjithëpërfshirëse kundër terrorizmit dhe trafikut të drogës.

Dilema e OKB-së

“Çdo lloj njohjeje e talibanëve është krejtësisht jashtë tryezës”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, javën e kaluar.

Pavarësisht se nuk u ftua në takim, kreu i zyrës përfaqësuese të talibanëve në Doha, Sohail Shaheen, tha se është takuar me anëtarë të delegacioneve britanike dhe kineze.

Ai tha se bisedimet e OKB-së ishte në mesin e temave të diskutuara.

Që nga rrëzimi i një qeverie të mbështetur nga vendet e huaja në vitin 2021, autoritetet talibane kanë imponuar një version të ashpër të ligjit të sheriatit, që Kombet e Bashkuara e kanë etiketuar “aparteid me bazë gjinore”.

Ndonëse të ndara mes vete për shumë tema, fuqitë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së u bashkuan të enjten për t’i dënuar kufizimet ndaj grave dhe vajzave afgane dhe u bënë thirrje të gjitha vendeve që të kërkojnë “një ndryshim urgjent” të politikave në Afganistan.

Megjithatë, diplomatët dhe vëzhguesit thonë se takimi i Dohas nxjerr në pah problemin me të cilin përballet komuniteti ndërkombëtar lidhur me Afganistanin, të cilin OKB-ja e konsideron krizën e saj më të madhe humanitare pasi që miliona njerëz varen nga ndihmat ushqimore.

Amina Mohammed tha se ishte “e qartë” se autoritetet talibane duan njohje. Lidhjet formale të OKB-së do ta ndihmonin qeverinë t’i rimarrë miliarda dollarët e sekuestruara jashtë vendit pasi talibanët morën pushtetin.

Por, diplomatë nga disa vende të përfshira në bisedimet e Dohas thanë se kjo nuk do të ishte e mundur derisa të mos ketë një ndryshim në politikat afgane për të drejtat e grave. Ministria e Jashtme afgane tha, pas votimit të javës së kaluar në OKB, se “diversiteti duhet të respektohet dhe jo të politizohet”./REL

Etiketa: afganistanokbtalibane


Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë
InstaBIZ

Transformimi i aktorit/ Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

26 Dhjetor, 2025 11:44 am
Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg
Bota

Udhëheqësi i opozitës ruse dënohet me gjashtë vjet burg

26 Dhjetor, 2025 10:42 am
Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Para
Kishte fshehur drogën poshtë marshit të makinës, në pranga shqiptari në Itali

Kishte fshehur drogën poshtë marshit të makinës, në pranga shqiptari në Itali

Vrasja e Nikulajt/ Arma dyshohet se është hedhur në lumë, zhytësit e RENEAS në kërkim

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, "Daily Mail": Gjithçka nisi për 80 mijë paund

Italia kërkon të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë, mafia i vështirëson punën

Italia kërkon të ndërtojë urën e varur më të gjatë në botë, mafia i vështirëson punën
















TE FUNDIT

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
26 Dhjetor, 2025

Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj iu cenua dinjiteti njerëzor dhe privatësia, gjatë vizitës mjekësore që ai kreu në korrik në një klinikë...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
26 Dhjetor, 2025

Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Witkoff dhe Jared...

Lexo më shumë

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
26 Dhjetor, 2025

Pamje dramatike janë siguruar nga CNN dhe konfirmuar nga ushtria izraelite, ku duket një rezervist izraelit që përplas me motorin...

Lexo më shumë

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
26 Dhjetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz. Ai foli për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com