Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi/ Vendosi të mbulohej me shami, babai shqiptar dhunon të bijën: Do të bëj “rezil”

2023/04/25 at 1:56 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Vendosi të mbulohej me shami, babai shqiptar dhunon të bijën: Do të bëj “rezil”

Një 53-vjeçar është dënuar me rreth 3 vite burg, pasi akuzohet se ka dhunuar vajzën e tij kur ajo ka vendosur të mbante shaminë myslimane.

53-vjeçari me origjinë shqiptare në Volos është dënuar me tre vjet e tre muaj burg pa lirim me kusht, si autor në një incident në familje.

Mediat vendase bëjnë me dije së ngjarja ka ndodhur në Stefanovikio, pasditen e së dielës, ku 24-vjeçarja shqiptare është dhunuar nga babai i saj, i cili e ka sulmuar dhe e ka goditur në fytyrë.

Vazja ka vendosur të mbajë shaminë sipas traditës myslimane, pasi “është në fazën e kërkimit personal fetar”. Megjithatë, ajo ka shpjeguar se agresioni i 53-vjeçarit është një “dukuri” e shpeshtë në familje, ndaj nënës dhe vëllait të saj 13-vjeçar.

Bëhet me dije se vazja jeton vetëm dhe punon në Londër në fushën e Biomjekësisë, pasi mbaroi studimet u kthye të shtunën në Greqi për të vizituar familjen për disa ditë.

Siç ka dëshmuar 24-vjeçarja si dhe nëna e saj, që nga ardhja e saj i akuzuari ishte agresiv ndaj vendimit të saj për të ndërruar fenë sepse “do ta bënte atë rezil”, dhe nuk pranonte kurrsesi të floiste për këtë temë me vajzën e tij.

“Ose hiqe këtë ose do ta heq me dhunë”, ndërsa ai këmbëngulte t’i thoshte “ke humbur mendjen dhe ke marrë rrugën e djallit”.

Kur pasditen e së dielës, 24-vjeçarja doli në tarracë e veshur me shami, 53-vjeçari pasi e ka kërcënuar, e ka sulmuar me grushte vajzën dhe ka vazhduar ta rrahë.

“Më ka goditur sërish si të mitur, ka goditur shumë herë nënën time dhe vëllain tim. Nuk është diçka që ai e bën kur është duke pirë, ai sulmon kur është esëll, është nervoz. Mendoj se ai ka një problem kontrolli. Ai ka refuzuar të marrë ndihmë psikologjike dhe ne e kemi falur shumë herë”, citoi 24-vjeçarja.

Ajo nuk pranoi ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës përmes procesit të ndërmjetësimit penal, pasi ajo shpjegoi:

“Mendoj se do të ndodhë sërish. Ai pendohet, por më vonë bën përsëri të njëjtën gjë. Unë kam pasur shumë herë frikë se ai do t’i zbatojë kërcënimet e tij. Tani u pendua vetëm pasi e kuptoi që e denoncova”.

I pandehuri u përpoq të bindë gjykatën për pendimin e tij të sinqertë. Në përfundim të deklaratës së tij, i pandehuri tha se veprimet e tij ishin një “gabim” që nuk do të përsëritet.

Gjykatësi e shpalli fajtor 53-vjeçarin shqiptar për të gjitha akuzat, lëndim të rrezikshëm trupor në familje, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për dhunë të vazhdueshme në familje dhe abuzim verbal./Opinion.al

Etiketa: greqimyslimaneshami

Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

8 Gusht, 2025 8:56 pm
Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
Sport

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

8 Gusht, 2025 8:38 pm
Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
Rajoni

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

8 Gusht, 2025 8:16 pm
Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
Bota

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

8 Gusht, 2025 7:42 pm
Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike
Sport

Jashari flet si milanist: Të luaj me Modriç është fantastike

8 Gusht, 2025 7:11 pm
OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore
Bota

OKB: Njeriu, shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

8 Gusht, 2025 6:56 pm
Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen
Bota

Plani amerikan për Libanin/ Hezbollahu çarmatoset, trupat izraelite tërhiqen

8 Gusht, 2025 6:38 pm
India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit
Bota

India pezullon planet për të blerë armë amerikane pas tarifave të Trumpit

8 Gusht, 2025 6:15 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar, akuzohet për trafik droge

8 Gusht, 2025 6:07 pm
Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA
Sport

Ekipet ruse të futbollit kanë përfituar 10.8 milionë euro fonde nga UEFA

8 Gusht, 2025 5:59 pm
Para
Treni përplas një grua në Lezhë, transportohet me urgjencë në spital

Treni përplas një grua në Lezhë, transportohet me urgjencë në spital

Pyetja e Ramës për demokratët: Pse mo Liken do të votoni ju?

Pyetja e Ramës për demokratët: Pse mo Liken do të votoni ju?

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve në veri të Kosovës

TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur
8 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur Qafë Koshovicë, ku një automjet tip “Benz” ka dalë...

Lexo më shumë

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite

Broja prezantohet te klubi i ri, futbollisti i kombëtares firmos për 5 vite
8 Gusht, 2025

Ylli i Kombëtares, Armando Broja ka finalizuar transferimin e tij tek ekipi i Burnleyt nga blutw e Londrws për një...

Lexo më shumë

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave

Atentati ndaj bosit të mafies në Mal të Zi, si u shpëtoi për herë të pestë plumbave
8 Gusht, 2025

Marko Ljubisa, i njohur me nofkën Kan, është plagosur sot në zonën e pishinës së një hoteli në fshatin Przno...

Lexo më shumë

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën
8 Gusht, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com