Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fabiani mban premtimin, djali i Blerinës fiton atësinë

2023/04/23 at 6:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fabiani mban premtimin, djali i Blerinës fiton atësinë

“Shihemi në Gjyq” u çel  kësaj here pa praninë e Eni Çobanit. Moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea ‘pikasi’ disa detaje që i lanë të kuptonte se diçka po përgatitej.


Pas pak çastesh, Eni Çobani hyri e shoqëruar nga Blerina dhe Dituria, nënë e bijë të cilat i njohëm në seancën e 22 Janarit 2023. Këtë herë, ato erdhën për të ndarë një lajm të gëzueshëm.

Më 22 Janar, Blerina dhe Dituria u përballën në seancën e ndërmjetësimit për atësinë e djalit. Dituria i kërkonte vajzës të largohej nga shtëpia sepse s’kishte mundësi t’i mbante ose ta linte fëmijën në jetimore. Gjithashtu, u tha se Blerina nuk merrte asnjë të ardhur nga ish-bashkëshorti, Fabiani dhe gjatë kohës që qëndronte në familjen e tij, trajtohej keq nga vjehrra dhe nuk i plotësohej asnjë kusht.

Më 26 Shkurt, Fabiani telefonoi gjatë transmetimit të programit dhe pranoi atësinë e fëmijës. Ai gjithashtu tha se do të vinte shumë shpejt në Shqipëri për t’i dhënë mbiemrin si dhe për të shlyer detyrimet morale e financiare. Blerina asokohe u shpreh se fëmija i thoshte “babi” gjyshit të tij, por duket se tashmë çdo gjë është në rrugën e duhur.

Blerina: Unë jam shumë e lumtur se falë ndihmës së zonjës Eni unë sot mora atësinë e djalit. Djali sot njeh babain e vet, u takuam, paguan detyrimin e vet, djali e sheh dhe jam shumë e lumtur për të.

Dituri: Hoqëm një brengë të madhe që unë e mbaja kaq kohë brenda për atë fëmijë dhe unë sot jam e lumtur, jam e çliruar plotësisht që Brajani sot njohu babanë e tij.

Eni Çobani falenderoi publikisht Fabianin, babain e fëmijës i cili u kthye nga Gjermania për t’i dhënë atësinë Brajanit. Ajo gjithashtu shprehu edhe dëshirën se “mund të shohim një mrekulli”, duke iu bashkuar mendimit të Diturisë për çiftin.

Dituri: I shikoja të tre bashkë edhe…

Ardit Gjebrea: Të vinte keq?

Dituri: Po normale se vërtet është djalë i shkëlqyer.

Ardit Gjebrea: Filloi t’i thërrasë babi?

Blerina: Po, e kapte në qafë, e puthte, luanin bashkë.

Dituri: Për atë fëmijë që gëzohej bashkë me babanë e nënën afër, për mua ishte lumturi e madhe.

Eni Çobani: Fabiani na dëgjon.

Ardit Gjebrea: E rëndësishme është që të duhet nëna me babain, unë nuk e di nëse ju duheni akoma Blerina. Ti e do?

Blerina nuk përgjigjet, por qesh.

Dituri: E lehtë që ta takonte pas 3 vitesh nuk ishte, kështu që…

Ardit Gjebrea: Të kishte marrë malli?

Blerina vijon të qeshë.

Eni Çobani: Përderisa qesh, më duket se është “po”.

Ardit Gjebrea: Asaj po i dalin sytë nga vendi nga kënaqësia!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
-U tha në Opinion

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

10 Qershor, 2026 11:33 pm
 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
-U tha në Opinion

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

10 Qershor, 2026 11:27 pm
Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
Aktualitet

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

10 Qershor, 2026 10:19 pm
Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
Te Fundit

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

10 Qershor, 2026 10:12 pm
Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit
Aktualitet

Protesta qytetare vijon me marshimin në rrugët e kryeqytetit

10 Qershor, 2026 9:39 pm
Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës
Aktualitet

Dita e 11-të, protestuesit: Të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës

10 Qershor, 2026 7:22 pm
Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës
Aktualitet

Dita e 11-të e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

10 Qershor, 2026 6:54 pm
Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit
Kronikë

Kapet kokainë dhe diamante në Portin e Durrësit

10 Qershor, 2026 5:35 pm
PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit
Kryesore

PD mbështet pa flamur kërkesat, Berisha: Ndërkombëtarët të ndihmojnë protestuesit

10 Qershor, 2026 3:22 pm
Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare
Kryesore

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

10 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Huaja e pashlyer fut në krizë martesën 45-vjeçare: Me mua s’ke punë më

Huaja e pashlyer fut në krizë martesën 45-vjeçare: Me mua s’ke punë më

Shkriu pasurinë për të ndihmuar vëllain, gruaja: Nuk të ndaj derisa të marr…

Shkriu pasurinë për të ndihmuar vëllain, gruaja: Nuk të ndaj derisa të marr...

Zgjedhjet e 14 majit, Meta për Ramën: Mos u habisni nëse kërcen lakuriq

Zgjedhjet e 14 majit, Meta për Ramën: Mos u habisni nëse kërcen lakuriq
















TE FUNDIT

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht

Haxhiu: PS është e rrëzuar, gabimi i Ramës që nuk ju merr seriozisht
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu tha gjatë një debati në emisionin “Opinion” se Partia Socialiste është rrëzuar, por nuk ka kush e...

Lexo më shumë

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…

 Stafa përplaset me Baton Haxhiun: Je përgjegjës! Analisti: Kam kontribuar…
10 Qershor, 2026

Një përplasje verbale ka shoqëruar diskutimet mes gazetarit osman Stafa dhe analistit Baton Haxhiu në studion e “Opinion”. Duke folur...

Lexo më shumë

Haxhiu për protestën: Fjalimet janë për të ardhur keq

Baton Haxhiu: Edi Rama po faktorizon qëllimisht Sali Berishën
10 Qershor, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar këtë mbrëmje në “Opinion” protestën qytetare që po zhvillohet në kryeqytet prej 11 ditësh. Haxhiu...

Lexo më shumë

Pse aksidentet rriten kur flasim në telefon apo heqim sytë qoftë për një sekondë?

Pse netët pa gjumë bëjnë kujtimet e këqija më të vështira për t’i harruar?
10 Qershor, 2026

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D   Shpesh mendojmë se mund të bëjmë dy gjëra me rëndësi në të njëjtën kohë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}