Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, në Korçë. Një 29 vjeçar i identifikuar si Ervis Rrapo është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajze me probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur më datë 8 prill në fshatin Rehovë ku Rrapo është kryeplak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Rr., 29 vjeç, banues në një fshat të njësisë administrative Vithkuq, Korçë, pasi dyshohet se më datë 08.04.2023, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e pazotë për t’u mbrojtur”, njofton policia.