Jetmir Koloshi, banues në Tiranë, është drejtuesi i furgonit që iu sekuestruan tetë pistoleta në Portin e Durrësit.
Policia ka bërë shoqërimin e tij dhe po merret në pyetje për origjinën dhe destinacionin që kishin armët e zjarrit.
Sipas informacioneve një furgon tip Mercedes Benz, i cili kishte për destinacion Anglinë. Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale/Opinion.al