Dy gra izraelite janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë në një sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor të Izraelit.
Mediat lokale raportuan se gratë që vdiqën ishin motra rreth të 20-tave. Gruaja e tretë, që thuhet se është nëna e tyre 48-vjeçare, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Bëhet me dije se të shtënat ndodhën disa orë pasi avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës.
Sipas policisë tha se të shtënat me armë erdhën në formë hakmarrjeje për sulmin më të madh me raketa ndaj Izraelit të nisur nga Libani për 17 vjet, për të cilin fajësoi grupin militant palestinez Hamas.
Ushtria izraelite tha se incidenti që shkaktoi dy viktima, fillimisht u raportua si një përplasje mes një makine izraelite dhe një makine palestineze, por kur oficerët zbuluan disa vrima plumbash në automjetin izraelit, përcaktuan se ishte një sulm.
Policia raportoi se u gjetën 22 gëzhoja plumbash, me sa duket nga një pushkë kallashnikov.
Ndërkohë ajo u bëri thirrje të gjithë izraelitëve me licencë për armë zjarri që të fillojnë të mbajnë armët e tyre gjatë gjithë kohës.
“Ky është një sulm vrasës që na kujton se sa i rëndësishëm është kërcënimi i terrorizmit në format e tij të ndryshme,” tha policia.
Kujtojmë se ka pasur një intensifikim të dhunës midis Izraelit dhe palestinezëve që nga fillimi i këtij viti, ku më shumë se 90 palestinezë, militantë dhe civilë, janë vrarë nga forcat izraelite.