Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Rama po jep një deklaratë për mediat.
Kreu i qeverisë theksoi se synimi i qeverisë është që paga mesatare të shkojë 900 euro dhe kjo do të ndodhë në harkun e një viti.
Më tej ai tha se një hap për rritjen e pagës mesatare do vijë tani ndërsa hapi tjetër vitin e ardhshëm.
“Dola sot këtu sepse është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 Euro që është sot, në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra, për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësinë për shtëpinë e përbashkët dhe të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se sa çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tjera”,-tha Rama.